Gjatë fjalës së tij në aktivitetin ‘Në kërkim të simboleve: Azem Hajdari si simbol i lirisë’, kreu i PD, Sali Berisha, e konsideroi Hajdarin,një lider të lindur, gjë që sipas tij e tregoi edhe te betimi që bëri në shesh gjatë protestës studentore.
Berisha kujton momentin kur Azem Hajdari me një grup të vogël studentësh dalin e protestojnë në sheshin e Qytetit Studenti.
Pjesë nga fjala
Ka një vlerësim për të pamposhturit. I pamposhtur është ai që rrezohet dhe ngrihet.
Këtyre u nxjerr Ramiz Aliaj me Hekuran Isain dhe sampistë dhe i rrahin në mënyrën më barbare. Imagjinoni tani. I kishte pritur, por tani ai me dajak donte ti bënte të pendoheshin pse kërkuan. U pendua, jo absolutisht. Doli të nesërmen në krye të studentëve dhe u nisën tani për të pushtuar sheshin.
Dhe ai ngrihej, ishte me një xhakovente të zezë dhe ngrihej mbi supet, i rrethuar nga të gjitha anët, por një rrethim i papërshkrueshëm. Të gjitha llojet e armëve aty.
Kishte dalë dhe Garda. Dhe ky që ngrihej, poshtë dinastia, liri, demokraci. Hipte mbi supet e shokëve të vet që të dëgjohej më mirë dhe ata e duartrokisnin.
Me egërsinë e tyre, diktatura e pastroi rrugën.
Shkojmë me Besnikun dhe i gjejmë tek një nga konviktet. Na thanë se ju kemi kërkuar, por ju thamë se, nuk na kishte thënë njeri, por ne erdhëm sapo morëm vesh që keni dalë.
A do të na përfaqësoni na thanë, jo, përfaqësojmë veten tonë, por do të ju mbështesim. Ju përfaqësoni veten tuaj, ne do t’ju mbështesim ju fuqimisht.
I rrahur, pasi e kishin goditur, ishin bërë fërtele dhe i lëshon ultimatum Ramiz Alisë. Më thotë, na i lironi dot të burgosurit, i them jo, se nuk njoh në atë sektorin e burgjeve, kur aty gjindet njëri, thotë i njoh unë. Thotë u thuaj, se nëse nuk i lirojnë shokët tanë, xham e gjë pa thyer në Sheshin Skënderbej nuk do të ketë. Ultimatum. Dhe këtë ultimatum unë pastaj ja kam përcjellë Ramiz Alisë.
Pra i lindur. Doktrina thotë që, lider bëhesh dhe nuk lind, në fakt ai ishte i lindur dhe ishte më i jashtëzakoshëm si njeri që mund të bëhej.
E kishin rrethuar nga të gjitha anët. Çfarë bënte Ramiz Aliaj, ishte i dystuar. Po të mund t’i shtypte, do t’i shtypte. Nëse nuk i shtypte dot, pastaj do nënshtrohej. I kishte rrethuar shumë keq. Tu thonim ne se, ishin të rrethuar dhe nuk mund të dilnin, se ata i kapnin dhe i fusnin në kamionë dhe i shpërndanë. E vërteta ishte se, vetëm këta ishin aty, ishin vetëm studentët konviktorë. Tek tuk mund të ketë pasur, dhe qytetarë nuk kishte atë natë, ishin vetëm.
Pasi u bindën për të mos zbritur natën në shesh.
Aty ishin mbledhur mbi 1 mijë studentë, pasi po ktheheshin nga fundjava. Më thotë, dil e folu dhe unë u them, se janë liruar ata studentët, të tjerët në spitale janë kuruar dhe nuk do të zbrisni. Me eksplozion, tradhtar, tradhtar, na tradhëtove.
E merr fjalën ky. Jo, e keni shumë gabim, këta kanë ardhur me ne, për të na ndihmuar. Tani ja kthyen atij tradhtar. Tradhtar thotë; kur unë të ju tradhtoj ju, Kirit dhe Rudinës ua fus thikën në bark dhe ua nxjerr në gabzerr. Ata u shtangën, ishte ky lloj betimi i lashtë, shekspirian që sheshin e dominoi tërësisht dhe pas kësaj, brohoritje të fuqishme për heroin, për Azem Hajdarin.
Ishte i jashtëzakonshëm, ju them unë ju.
Po ta marrësh në një aspek, ai kishte guximin, por kishte instinkte, instinkte të çuditshme.
Discussion about this post