GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ja kur do të paraqitet Veliaj në SPAK

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja kur do të paraqitet Veliaj në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet ditën e enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të dëshmuar për llogari të një hetimi për “korrupsion” dhe pasuror të nisur nga kjo strukturë ndaj tij.

Burime për mediat bëjnë me dije se ai ishte thirrur sot në SPAK për të dëshmuar, por e ka shtyrë për ditën e enjte, me kërkesë të tij, e cila është pranuar nga ana e SPAK.

Ndërkohë, ditën e djeshme u paraqit në SPAK bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, e cila dëshmoi për rreth 3 orë para oficerëve të BKH-së në lidhje me hetimin në fjalë.

Hetimet për rastin në fjalë po ndiqen nga prokurori Ols Dado. Referuar raportimeve mediatike, SPAK ka indicie se Erion Veliaj dhe të afërmit e tij janë implikuar në skemat e përfitimit të parave në rrjetin e kompanive që ka në pronësi biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule.

Ndaj këtij të fundit ka dhe një hetim nga Prokuroria e Tiranës, ku akuzohet se ka ngritur një skemë të pastrimit të parave, ku është pjesë bashkëshortja e tij bashkë me Kristian Boçin dhe Vladimir Avramin.

Prokuroria u bllokoi rreth 50 milion euro pasuri që ishte investuar kryesisht në ndërtim, pasi paratë kishin origjinë të dyshimtë. Por sekuestro u hoq disa ditë më vonë kur prokurorja e Apelit, Arta Marku u riktheu pronat të akuzuarve.

Mëngjesin e 6 Dhjetorit, agjentët e BKH-së me urdhër të SPAk ushtruan kontrolle në 6 individë, mes të cilëve dhe Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj, bashkëshortja dhe vëllai i kryebashkiakut të Tiranës.

Kontrollet u ushtruar në zyrat e galerisë “Harabel”, fondacion i themeluar në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe “promotorja kulturore” Ajola Xoxa. Gjithashtu, kontrolle u ushtruan edhe në shtëpinë e prindërve të Xoxës, fakt ky i pranuar edhe nga Erion Veliaj në një reagim publik mbi hetimet.

Veç kontrolleve, SPAK urdhëroi dhe sekuestrimin e telefonit të Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt.

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj, të cilët kundërshtonin veprimet e SPAK dhe GJKKO, në lidhje me kontrollin e ushtruar mëngjesin e 6 Dhjetorit

Pak ditë më parë, GJKKO refuzoi dhe kërkesën e tyre për t’ju kthyer sendet e sekuestruara nga SPAK gjatë kontrollit personal dhe disa ambienteve në pronësi të tyre.

Në reagimin mbi hetimet, Erion Veliaj deklaroi se SPAK-u është institucion kushtetues i vendit të tij dhe ai do të jetë totalisht në dispozicion të hetimit, i bindur se, në fund, e vërteta do të triumfojë.

Vlen të theksohet fakti se ditën e enjte, Erion Veliaj do të paraqitet për herë të dytë në SPAK. Më herët ai është paraqitur edhe më 30 Prill të këtij viti, ku dëshmoi për rreth 7 orë në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Pas daljes nga SPAK, Veliaj i quajti hetuesit e Prokurorisë së Posaçmesi “dy kolegë hetues profesionistë dhe të disiplinuar”, teksa shtoi se kishte patur një ezaurim total të çështjes së incineratorëve.

 

Lajme të lidhura

Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit
Aktualitet

Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

13:07 - 03/08/26
Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën
Aktualitet

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën

12:28 - 03/08/26
Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm
Aktualitet

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

12:02 - 03/08/26
Para
Plas sheri në ‘BBV’/ Rozana ndjek nga pas Xumin: Mos më hajde se ke burrë…

Plas sheri në ‘BBV’/ Rozana ndjek nga pas Xumin: Mos më hajde se ke burrë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”
Aktualitet

Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”

13:33 - 03/08/26

Policia e Bulqizës ka arrestuar drejtuesin teknik të një subjekti minerar, pas aksidentit tragjik në punë që i mori jetën...

Lexo më shumë
Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

13:26 - 03/08/26
Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete 

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete 

13:25 - 03/08/26
Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

13:07 - 03/08/26
Tjetër goditje për Infantinon! Anglia i heq mbështetjen, UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore

Tjetër goditje për Infantinon! Anglia i heq mbështetjen, UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore

12:43 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com