Kryebashkiaku i Belshit, Arif Tafani, iu bashkohet homologëve të dijë me tendera abuzivë, fonde të lartë dhe për punë që duhet të ishin kryer me kohë. Edhe Bashkia Belsh nuk kë bërë gjatë viti mirëmbajtje të digës së rezervuarit, por tani që situata është alarmante pasi edhe intensiteti i shirave është shtuar, kujtohet se duhen hequr barishtet, dherat dhe mbeturinat e tjera që kanë bllokuar kanalin shkarkues të digës.
Sigurisht punë e vonuar rrit shpenzimet. Me siguri edhe juve njësoj si ne ju duket i fryrë fondi 400 milionë lekë për këtë tender me objekt ‘Punime për rehabilitimin dhe rritjen e sigurisë së Digës Belsh dhe pastrimin e kanalit të shkarkimit(vaditës)’, për vetëm 7 muaj punë, më pas nis avazi.
Tafani shpalli të hapur prokurimin më datë 16 dhjetor dhe e ka mbyllur më datë 14 nëntor.
12 firma janë zotuar të marrin pjesë na këtë garë, ku AIDA CONSTRUCTION dhe ZRAVA shpk kishin oferta më të mira me vlerë 220 milion lekë. Por këto ofertë u shkualifikuan me argumentin se nuk kanë arritur të dorëzojnë fizikisht të gjitha dokumentacionit e nevojshme. Më pas janë skualifikuar edhe 9 ofertat e tjera, për të cilët nuk është dhënë asnjë argument.
Ja me këto taktika abuzuese, që APP, KPP dhe SPAK nuk i vëmë re, Tafani i hapi rrugën firmës Eri SHPK, në pronësi të Nuri Ballës. Sigurisht pa asnjë konkurrent përballë firma në fjalë u shpallë menjëherë fituesi, pra nuk kishte garë dhe asnjë komision që shqyrtoi ofertat. Më datë 6 dhjetor është bërë publike kontrata dhe Open Data e ka vlerësuar me Flamur të Kuq.
Pazar me oligarkun Balla
Ne kemi treguar më parë që Balla ka marrë para edhe nga torta e madhe e inceneratorit të Elbasanit. Në vitin 2022, Ballës i janë dhuruar 169 milionë lekë në tenderin që kishte si objekt për të siguruar automjetet që do të përdoren për shpërndarjen e mbetjeve brenda landfillit. Tenderin e zhvilloi “ECO ELB Sh.A”. Pjesëmarrës sipas dokumenteve ishte vetëm “ERGI” sh.p.k. që është shpallur edhe fitues.
Ky operator u zotua se do të siguronte mjetet që i duhen për transportin e mbetjeve të rënda, përfshirë dhe buldozerët për të shpërndarë mbetjet brenda landifllit. Kujtojmë se prej fundit të vitit 2021, Inceneratori i Elbasanit u sekuestrua nga SPAK pas hetimeve për korrupsion me koncesionin. Por pazaret vazhdonin edhe më pas, ku ka përfituar Nuri Balla.
Gjithashtu, kjo kompani është denoncuar edhe nga vetë deputetët e mazhorancës për tenderin 65.3 milionë lekë për mirëmbajtjen e rrugës Fier Shegan-Divjakë.
“ERGI” në bashkëpunim me një tjetër firmë në kontratë, nuk e kanë mirëmbajtur asnjë ditë të vetme rrugën duke e lënë atë në gjendje të mjerueshme. Kontrata e fundit ka nisur ne Gusht 2022 dhe ka patur zero mirëmbajtje nga ky grup kompanish nën kontratë, sipas denoncimit publik.
Tenderi për mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjakë + K/Rr. Nacionale – Grabian + Strumë – Qafë Marinëz” u zhvillua në mars 2022. Në garë u paraqitën 5 oferta, por ARRSH shpalli fituese bashkimin e kompanive Ergi dhe BE-IS për vlerën 65.3 milionë lekë. Kontrata u lidh në gusht 2022 me afat 24 muaj. Me të tilla privilegje përfitoi edhe këtë fond nga Tafani, i cili sigurisht ka marrë shpërblimin e tij.
Discussion about this post