GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

21:15 - 25/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar për shkatërrim prone.

Ai tregon, se si pasojë e një konflikti që nisi në rrjetet sociale, me një përdorues të panjohur më parë, qëndroi fillimisht në paraburgim për disa ditë e më pas masën e sigurisë e kreu në banesë.

Por ai pretendon se nga një person që ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi u kanos dhe u dhunua nga dy persona, në përfundim u mor i pandehur.

“Kam pasur një debat në rrjetin social TikTok ku një person i panjohur më është drejtuar me fyerje dhe sharje, nuk e njihja. Unë i kam thënë që jetoj në Xxx vend dhe nëse ke gjë mund të më takosh dhe të sqarohemi. Unë kam qenë live, kur vjen një makinë e më pret rrugën, dy persona të maskuar dhe më sulmuan direkt me armë të ftohta siç është leva, kriku i makinës dhe unë në ato momente kam reaguar për vetëmbrojtje, pastaj ata janë larguar nga vendngjarja. Unë kam pritur, kam thirrur policinë dhe i kam lënë të gjitha provat aty. Kam shkuar të denoncoj, kam denoncuar. Policia ka marrë dhe deklaratën e dëshmitarëve që kanë qenë. Ka qenë prokuror Enkled Gjini ku ka kërkuar arrestimin me burg, pastaj unë jam futur në burg dhe çështja e konfliktit është hequr dhe është lënë vetëm shkatërrimi i pronës. Unë nuk e kuptoj arsyen. Gjykimi i shkurtuar që është dhënë ishte 4 muaj e 20 ditë”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.

Ngjarja ndodhi në 2 Shkurt 2024 në Paskuqan. Nga këqyrja e këtyre pamjeve, shihet, se i riu ka qëndruar me mjetin e tij para disa bizneseve të zonës, në rrugë kryesore. Nuk vonoi shumë dhe drejt tij u afruan dy persona, gjysmë të maskuar të cilët pasi zbritën nga mjeti i tyre dhe të pajisur me mjete të forta, u përpoqën të hapin të dyja dyert e përparme, duke dëmtuar mjetin.

Sipas denoncuesit, gjithçka po transmetohej drejtpërdrejt në rrjet. Ai ka vazhduar të largohet, por e ka pasur të pamundur. Ka zbritur dhe i ka rrëmbyer levën njërit prej tyre dhe konflikti i dhunshëm ka vazhduar për disa minuta në prani të dëshmitarëve të tjerë. Pas kësaj është njoftuar policia dhe 33-vjeçari ka pritur aty, ndërsa dy të tjerët gjetën një mjet dhe u larguan nga vendngjarja.

“Në kushtet e vetëmbrojtjes jam dënuar për shkatërrim prone, kur kjo gjë mua më mbetet njollë. Mund të kërkoj një punë në shtet. Tani që jam dënuar kam marrë në rrjet mesazhe nga njerëz që nuk i njihja”, shton më tej denoncuesi.

Në fund të të gjithë kësaj historie, u dënua 33-vjeçari si dhe personi tjetër, të dy për shkatërrim prone ndërsa i habitshëm është fakti se nuk është parë të jetë punuar në asnjë moment për personin e tretë, që gjithashtu është pjesë e këtij konflikti.

Lajme të lidhura

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje

21:41 - 26/04/26
Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT)
Aktualitet

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT)

21:31 - 26/04/26
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj
Aktualitet

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj

19:58 - 26/04/26
Para
Kryebashkiaku i Maliqit përdhos Kishën, shtron tryezën para Altarit bashkë me priftin

Kryebashkiaku i Maliqit përdhos Kishën, shtron tryezën para Altarit bashkë me priftin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam
Breaking Views

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam

23:25 - 26/04/26

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 34-të të Serisë A, mes Milanit dhe Juventusit. Në “San...

Lexo më shumë
Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion

22:30 - 26/04/26
Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

21:59 - 26/04/26
Egnatia bie në shtëpi, Vora surprizon kampionët/ Juljan Brahja: Nuk kemi hequr dorë nga kampionati

Egnatia bie në shtëpi, Vora surprizon kampionët/ Juljan Brahja: Nuk kemi hequr dorë nga kampionati

21:50 - 26/04/26
Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje

21:41 - 26/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com