GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pretenca/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Korrupsion në zgjedhje”, Edison Memolla seancë paraprake në GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme jep pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla. Në seancën e sotme në GJKKO, prokurori Edvin Kondili kërkoi dënimin me 1 vit burg për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim. Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare.

Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për më 10 janar.

Memollaakuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2022. Bashkë me Memollën nën akuzë janë edhe tre punonjës të OSHEE, Blerim Xhamani, Ndriçim Tafxhafa dhe Isuf Tosku të cilët sipas prokurorisë kanë favorizuar familje apo premtuar favore mbi pagesat e energjisë elektrike për personat që votonin për Memollën.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar dhe është  provuar se i pandehuri Edison Memolla, kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale”, tha prokuroria në njoftimin për mbylljen e hetimeve.

Prokuroria shtoi se hetimet për çështjen filluan pas “transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio, ku shtetasi Edison Memolla – kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, ndikon tek shtetasi Blerim Xhamani–elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal)”. Episodi në fjalë ka ndodhur sipas prokurorisë në pranverë 2022 kur në vend u mbajtën zgjedhje të pjesshme në 6 bashki që kishin mbetur pa kryetarë.

Memolla, Tafxhafa dhe Xhamani akuzohen për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, ndërsa Tosku për falsifikim të një procesverbali të prerjes së dritave të familjes debitorë që favorizohej nga kjo ndërhyrje.

Memolla u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës si kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023. Megjithatë pas ankimeve nga opozita për parregullsi në kutitë e votimit të Burgut të Rrogozhinës zgjedhjet u përsëritën. Memolla i fitoi ato për herë të tretë në korrik 2023. Nëse gjendet fajtor Memolla mund ta humbasë sërish mandatin e kryebashkiakut.

Etiketa: Edison MemollaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

23:03 - 07/08/26
Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale
Breaking Views

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
Para
Vrasja në ndroq të Tiranës, identifikohet autori i krimit, pista e parë prishja e pazareve të drogës

Kamëz/ Burri kanos gruan dhe fëmijët se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i vë flakën banesës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane
Botë

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane

23:30 - 07/08/26

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje, të ngjashme me atë të NATO-s, sipas së...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

23:03 - 07/08/26
Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

21:30 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com