GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti/ Shqiptarët më të pasigurt ekonomikisht se vendet e rajonit

10:09 - 28/12/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) me 6 mijë qytetarë që synon të masë perceptimin për sigurinë në Ballkan evidentoi se qytetarët shqiptarë ndihen më të pasigurt në aspektin ekonomik në raport me ata të 5 vendeve të tjera. Mali i Zi dhe Kosova kanë nivelet më të larta të sigurisë ekonomike të perceptuar, me përkatësisht 57% dhe 54% të qytetarëve të tyre që ndihen të sigurt, ndërsa Shqipëria ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që ndihen të pasigurt për ekonominë e tyre (32%).

Për të ardhmen, Shqipëria dhe Bosnja shfaqen nivele më të larta të pesimizmit. 36% e qytetarëve shqiptarë dhe 34% e boshnjakëve shfaqën pritshmëri negative, duke reflektuar rritje të pesimizmit. Qytetarët e Rajonit u përgjigjën se ata janë plotësisht ose kryesisht të pakënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat në ekonomitë e tyre (39%), 31% të tjerë nuk mbajnë një qëndrim të qartë, ndërsa një pjesë më e vogël prej 28% janë plotësisht ose kryesisht të kënaqur. Në aspektin ekonomik, qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë më të pakënaqurit (47%), të ndjekur nga të anketuarit nga Shqipëria (43%) dhe Bosnja dhe Hercegovina (41%).

Rezultatet e SecuriMeter 2024 tregojnë se shqetësimet kryesore ekonomike për banorët e Ballkanit Perëndimor janë kostot e larta të jetesës dhe inflacioni, të identifikuara si problematika kryesore nga 77% e të anketuarve në të gjitha vendet. Pagat janë shqetësimi i dytë kryesor, i përmendur nga 55%, me ndryshime të konsiderueshme midis ekonomive; ky shqetësim vazhdon pavarësisht rritjeve të fundit të pagave për shkak të rritjes së kostove të jetesës. Të anketuarit e moshuar (65+) janë veçanërisht të shqetësuar për sistemin e pensioneve, me 61% që e shohin atë si problemin më urgjent ekonomik.

Pabarazitë socio-ekonomike janë gjithashtu të dukshme, me 36% të të anketuarve që theksojnë hendekun e pasurisë dhe papunësinë si çështje kyçe, dhe dallimet e dukshme gjinore në shqetësimet mbi papunësinë dhe çmimet e karburanteve. Çështje të tjera, si varfëria (49%) dhe korrupsioni (48%), janë shqetësime kryesore, veçanërisht në mesin e individëve më pak të arsimuar dhe të moshuar. Nivele të larta shqetësimi për shpopullimin dhe emigracionin gjenden në Shqipëri (64%), Kosovë (53%) dhe Maqedoninë e Veriut (49%), ndërsa shqetësimet për krimin e organizuar, terrorizmin dhe ndikimin e huaj janë më të theksuara tek banorët më të arsimuar, dhe ato në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi.

Në përgjithësi, këto gjetje theksojnë një nivel të konsiderueshëm pakënaqësie midis qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, duke treguar një nevojë kritike për adresimin e shqetësimeve të sigurisë ekonomike.

/MONITOR/

Etiketa: asiguri ekonomikeekonomiKryesore1

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Samiti i BE, analiza: A do të bllokojë Orban ndihmat për…

Orban dorëzon ‘çelësat’, bilanci i presidencës hungareze të BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com