GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rrëzimi i avionit që shkaktoi 35 viktima, Rusia merr përsipër përgjegjësinë dhe i kërkon falje Azerbajxhanit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëzimi i avionit që shkaktoi 35 viktima, Rusia merr përsipër përgjegjësinë dhe i kërkon falje Azerbajxhanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi falje të shtunën presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, për “incidentin tragjik” të së mërkurës që ndodhi në hapësirën ajrore ruse, si pasojë e të cilit u rrëzua një aeroplan pasagjerësh i Azerbajxhanit.

Avioni u përfshi nga flakët dhe u rrëzua të mërkurën pranë qytetit Aktau në Kazakistan, pasi devijoi nga trajektorja e fluturimit nga Rusia jugore, pas njoftimeve se dronët ukrainas po sulmonin disa qytete.

Të paktën 38 persona u vranë. Katër burime me dijeni për përfundimet paraprake të hetimit të Azerbajxhanit për ngjarjen i thanë agjencisë Reuters të enjten se mbrojtja ajrore ruse e kishte rrëzuar gabimisht avionin.

“Presidenti Vladimir Putin kërkoi falje për incidentin tragjik që ndodhi në hapësirën ajrore ruse dhe shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij të thella dhe të sinqerta për familjet e viktimave, si edhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Kremlini në një deklaratë.

“Në atë kohë, Grozni, Mozdoku dhe Vladikavkazi po sulmoheshin nga mjete ajrore pa pilot të Ukrainës dhe sistemet ruse të mbrojtjes ajrore i zmbrapsën këto sulme”, tha Kremlini. Kremlini tha se telefonata u bë me kërkesë të Presidentit Putin.

Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit, kishte thënë se avioni i ishte nënshtruar një goditjeje nga një objekt i jashtëm në hapësirën ajrore ruse, gjë që shkaktoi humbjen e plotë të kontrollit dhe uljen e detyruar në qytetin kazak të Aktaut, sipas zyrës presidenciale të Azerbajxhanit.

Avioni i pasagjerëve Embraer EMBR3.SA po fluturonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku në Grozni, në rajonin jugor të Çeçenisë të Rusisë, përpara se të devijonte qindra kilometra në Detin Kaspik.

/Voa/

Etiketa: avionazerbajxhanRusia

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
VIDEO – Porosiste online dhe grabiste korrierët me thikë, arrestohet i riu në Tiranë

VIDEO - Porosiste online dhe grabiste korrierët me thikë, arrestohet i riu në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26

Një apartament në katin e 9-të të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen...

Lexo më shumë
Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com