GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha në Kamëz: Ne jemi të bashkuar, ata po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha në Kamëz: Ne jemi të bashkuar, ata po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me mbështetësit në Kamëz, sulmoi Partisë Socialiste, kur tha se “socialistët po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit”.

Sali Berisha: Miqtë e mi, ne kaluam një provë të madhe të besnikërisë ndaj idealeve, vlerave dhe parimeve që besojmë. Në tre vite i rezistuam një sulmi të paparë ndonjëherë, me të cilin po bëhej gjithçka që Edi Rama të kishte çdo pushtet në Shqipëri, përfshi opozitën.

U përdorën të gjitha format, por ja ku jemi sot, më të bashkuar se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të fortë se kurrë, më të mbështetur se kurrë më parë.

Ju me dhjetëra qindra herë në takimet dhe mbledhjet tuaja denoncuat vjedhjet e paimagjinueshme të buxhetit dhe pasurive publike shqiptare nga qeveria.

Ju denoncuat shndërrimin e procesit zgjedhor në një farsë zgjedhore. Ju denoncuat shkrirjen në një të krimit dhe pushtetit. Ju denoncuat tradhtinë kombëtare ndaj interesave shqiptare të Edi Ramës.

Sot këto nuk janë më vetëm denoncime tuajat, por sot janë tre rezoluta ndërkombëtare, njëra prej të cilëve e firmosur nga 108 parti politike të qendrës së djathtë, tjetra nga 85 parti, të cilat i thonë mbarë botës se Shqipëria është një narkoshtet, se Shqipëria është vendi i narkodiktaturës me burgje dhe të burgosur politikë, se Shqipëria është vendi i farsës zgjedhore dhe i monizimit, se në Shqipëri shteti dhe krimi janë binom i pandarë, se në Shqipëri, korrupsioni ka rrokur qiellin dhe nuk përmbahet.

Pra miq, qëndruat dhe rezistuat për 3 vite. Por sot regjimin e keni sjellë buzë varrit. Po.

Sot, në qoftë se ne jemi të bashkuar në respekt të plotë të mendimeve të njëri-tjetrit, ata po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Ata kanë një përballje si çakejtë kundër njëri-tjetrit dhe gjuajnë njëri-tjetrin me krimet që kanë kryer vetë.

Kurse ne kemi përgatitur platformën me të cilën do të ulemi të bisedojmë me çdo qytetar të këtij vendi.

gijotina.com/

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran
Botë

The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran

15:29 - 03/06/26
‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës
Botë

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës

14:46 - 03/06/26
“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!
Aktualitet

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

14:21 - 03/06/26
Para
Inter fiton ndaj Cagliarit dhe arrin në krye të kampionatit me 40 pikë (Video)

Inter fiton ndaj Cagliarit dhe arrin në krye të kampionatit me 40 pikë (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran
Botë

The Guardian: Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran

15:29 - 03/06/26

Përpjekjet për një marrëveshje të mundshme paqeje mes SHBA dhe Irani po përballen me një seri pengesash të lidhura me...

Lexo më shumë
BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja

15:07 - 03/06/26
‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës

14:46 - 03/06/26
“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

14:21 - 03/06/26
Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës

Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës

14:15 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetmarsbahis girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş