GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zbërthehen komunikimet e çiftit Abule-Nito me Veliajn dhe Xoxën, qindra mijëra euro transaksione

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbërthehen komunikimet e çiftit Abule-Nito me Veliajn dhe Xoxën, qindra mijëra euro transaksione
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbërthimi nga SPAK i komunikimeve të sipërmarrëses Marisa Nito dhe Ajola Xoxës, ka zbuluar një marrëdhënie tregtare krahas asaj të paraqitur si miqësore mes bashkëshorteve të biznesmenit Elman Abule dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po ashtu të konfirmuar në kontakte të ngushta.

Xoxe, gruaja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, rezulton se ka përfituar disa transaksione bankare nga kompania e Marisa Nitos, bënë me dije burime në dijeni të fakteve. Transaksionet monetare në favor të Ajola Xoxës, shkojnë deri në 180 mijë euro, sipas të njëjtave burime.

Kjo marrëdhënie tregtare me përfitime financiare mes sipërmarrëse Nito, dhe bashkëshortes së Kryebashkiakut të Tiranës, ka shumë gjasa të rrezikojë dhe pozitën penale Erion Veliajt, ndërkohë që është nën hetim nga SPAK.

Komunikimet dhe të provat e tjera që janë tashmë të gjitha në duart e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ngrenë dyshime se Marisa Nito dhe Ajola Xoxa, përfaqësojnë një botë të errët të biznesit dhe këmbimit të favoreve, duke u varur gjithçka nga influenca e fortë ekonomike dhe politike e bashkëshortëve të tyre, Elman Abule dhe Erion Veliaj.

Dyshja Veliaj-Abule, ndërkohë është e njohur për se kanë kontakte të ngushta me njëri-tjetrin, ku së bashku kanë udhëtuar në disa vende të Evropës.

Nga kjo marrëdhënie e ngushtë miqësore, dyshohet se Abule ka përfituar leje ndërtimi në Tiranë, ku e fundit ka qenë në zonën e “Kombinatit”, që nuk vu në zbatim pas pronarët e tokës refuzuan Abulen për shkak të një dënimi në Belgjikë.

Çifti i bashkëshortëve biznesmenë Elman Abule dhe Marisa Nito, mësohet se do të thirren dhe pyeten në Prokurorinë e Posaçme SPAK, lidhur me marrëdhënien financiare që kanë pasur me Ajola Xoxen dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Pasi mori në Pyetje për 5 orë kryebashkiakun e Tiranës, SPAK tha se hetimet ende në fazë paraprake, kishin gjetur prova për të paktën katër akuza, konktetisht, korrupsioni pasiv.

Hetimi ndaj Veliajt sipas SPAK vijon për veprat penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”./OraNews

 

Lajme të lidhura

Rama në muaj mjalti me Greqinë, pas takimit me Mitsotakis, drekon me të nipin e tij
Breaking Views

Rama në muaj mjalti me Greqinë, pas takimit me Mitsotakis, drekon me të nipin e tij

18:52 - 05/05/26
Berisha mbron Metën: Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet
Aktualitet

Berisha mbron Metën: Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet

13:30 - 05/05/26
Berisha: Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR
Aktualitet

Berisha: Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR

13:10 - 05/05/26
Para
Tjetër aksident ajror/ Rrëzohet avioni sportiv në Gjermani

Tjetër aksident ajror/ Rrëzohet avioni sportiv në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama në muaj mjalti me Greqinë, pas takimit me Mitsotakis, drekon me të nipin e tij
Breaking Views

Rama në muaj mjalti me Greqinë, pas takimit me Mitsotakis, drekon me të nipin e tij

18:52 - 05/05/26

Grigoris Dimitriadis, nipi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një vizitë në Derviçan të Dropullit, në një moment kur...

Lexo më shumë
Zgjedhjet në Kosovë/ LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin

16:00 - 05/05/26
Trump kritikon sërish Papa Leone XIV: Po rrezikon shumë katolikë në botë

Trump kritikon sërish Papa Leone XIV: Po rrezikon shumë katolikë në botë

15:32 - 05/05/26
“Është mbushur kupa”, tifozët kërkojnë shkarkimin e Terzic

Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028

15:01 - 05/05/26
Raporti i Parlamentit Europian: Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Raporti i Parlamentit Europian: Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

14:25 - 05/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com