GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Dhurata e pazakontë e Ramës për Lali vjedhësin, i firmosi lejen e azilit politik

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Dhurata e pazakontë e Ramës për Lali vjedhësin, i firmosi lejen e azilit politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një video-mesazh  në rrjetin social X, si reagim pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Berisha  u shpreh se Rama i ka bërë dhuratë Veliajt dhuratën më të pazakontë për vitin e ri duke i firmosur lejen e azilit politik.

“Përshëndetje të dashur miq.

Edi Rama i bëri dje Erion Veliajt dhuratën më të pazakontë për vitin e ri 2025.

Ai de facto, me deklaratën e tij se Erion Veliajn po e linçojnë në vendin ku ai është kryeministër, i firmosi lejen e azilit politik pothuajse në cilindo vend që ai ta kërkojë, pasi linçimi është një akt i dënueshëm dhe që meriton mbrojtje kudo që kërkohet.

Pardje, Edi Rama deklaroi se Erion Veliaj po hetohet si gjithë të tjerët dhe çdo njeri mund të hetohet dhe çdo i hetueshëm nuk është i fajshëm.

Dje ndërroi 180 gradë, thuhet se Rama mori një ultimatum nga Erion Veliaj, në të cilat i thotë se ato që bëre ndaj meje, do i kesh të gjitha në kurriz dhe jo vetëm, por së bashku me Lindën dhe familjen.

Ky kërcënim detyroi Ramën të bëjë një kthesë prej 180 gradësh dhe të firmosë lejen e azilit politik për njeriun me të cilin ka vjedhur së bashku qindra e qindra milionë,” shprehet Berisha.

Kryeministri Edi Rama komentoi dje hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Kreu i qeverisë u shpreh se kryebashkiakut Veliaj po i cenohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik që po i bëhet.

Kryeministri shtoi se linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm dhe se kërkimi i gijotinës për të është skandaloz.

“Përkohësisht di që Erion Veluajt i cenohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq.

I cenohet dinjiteti nga prokurorë dhe gjykatës të ulët nëpër klube mediatike, apo të fshehur pas ekraneve të portaleve. Këtë e di me siguri. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër nuk bën përjashtim askush nga ajo që kam thënë në fillim, nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë.

Deri sot është qëndrimi im, mund të komentoj vendime të formës së prerë për një shpifës, që për mua ka qenë një nga vendimet më të drejta. Linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm, kërkimi i gijotinës për të është skandaloz. Këto janë komentet”, tha Rama.

Etiketa: berishaKryesore1ranmaVeliaj

Lajme të lidhura

7 vjeçari  humbi jetën, reagon deputeti: Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim
Aktualitet

7 vjeçari humbi jetën, reagon deputeti: Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim

13:48 - 26/05/26
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

13:36 - 26/05/26
“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë
Aktualitet

“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë

13:19 - 26/05/26
Para
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Ryshfet deri në 15 mijë euro për banesat sociale në Durrës, SPAK çon për gjykim 8 persona (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës
Botë

Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës

14:25 - 26/05/26

Tensioni në Egje është rritur sërish mes dy fqinjëve dhe njëkohësisht aleatëve të natos Greqisë dhe Turqisë, pas një incidenti...

Lexo më shumë
Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, trajneri i ri i Manchester Cityt nënshkruan kontratën 3-vjeçare

Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, trajneri i ri i Manchester Cityt nënshkruan kontratën 3-vjeçare

14:03 - 26/05/26
7 vjeçari  humbi jetën, reagon deputeti: Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim

7 vjeçari humbi jetën, reagon deputeti: Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim

13:48 - 26/05/26
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

13:36 - 26/05/26
“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë

“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë

13:19 - 26/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com