GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“16 mijë euro qira për një apartament”, Kalaja: Skandali i radhës nga Bashkia e Tiranës

11:51 - 31/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Primaret në PD, Adriana Kalaja futet në garë për Bashkinë e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Adriana Kalaja, juristja e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar,” denoncoi sot vazhdimin e aferave korruptive dhe kriminale që lidhen me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.

Ajo e cilësoi këtë veprim një akt barbar që ka lënë Tiranën si të vetmin kryeqytet në botë pa një Teatër Kombëtar. Kalaja akuzoi institucionet për mungesë të guximit për të hetuar këto çështje të rënda, të cilat, sipas saj, janë në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe me procedurat ligjore në SPAK. Protesta, e shoqëruar me kërkesa konkrete, kishte në qendër përgjegjësinë e institucioneve për ndalimin e punimeve të teatrit të ri, të cilat, sipas juristes, po zhvillohen në shkelje të ligjit.

Kalaja tha se drejtësia ka vepruar me selektivitet, duke reaguar menjëherë ndaj rasteve të ndikuara politikisht, ndërsa për 5 vite nuk ka hetuar provat e shumta të paraqitura nga Aleanca. Ajo theksoi se kjo është një dështim i madh i sistemit të drejtësisë, që sipas saj, po vepron nën ndikim politik. Ndër kërkesat e parashtruara nga ajo ishte edhe kallëzimi penal shtesë ndaj shoqërisë “Tirana DC,” të cilën ajo e akuzoi për pastrim parash dhe lidhje me kryebashkiakun Erion Veliaj. Juristja kërkoi gjithashtu arrestimin e Veliajt dhe sekuestrimin e truallit të Teatrit Kombëtar. Ajo denoncoi gjithashtu pagesat e larta të qirave të paguara nga Bashkia e Tiranës, duke e cilësuar këtë një shembull tjetër të keqpërdorimit të fondeve publike. Në fund, Kalaja u shpreh se këto kërkesa janë një thirrje për drejtësi dhe një ndalesë ndaj kapjes së shtetit.

Deklarata

Këta nuk gjejnë guximin të hetojnë aferat shumë të rënda penale, korruptive, kriminale që lidhen me Teatrin Kombëtar, me shembjen e tij barbare, duke e lënë Tiranën të vetmin kryeqytet në botë pa Teatër Kombëtar dhe, mbi të gjitha, mospezullimin e punimeve të teatrit të ri, punime të cilat vijojnë jo vetëm në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm në kundërshtim me vetë dosjen e regjistruar nga SPAK, por mbi të gjitha dhe me një kërkesë që pret të gjykohet në Gjykatën e Strasburgut.

Në fakt, është shuplaka më e madhe që sot, pas 5 viteve, i jepet kësaj drejtësie me regji. E patë shumë mirë se, kur del një Nesti, sesi vrapojnë këta, sepse marrin urdhër politik për të hetuar një dosje të caktuar. Për 8 muaj ngrihen 4 akuza shumë të rënda, ndërkohë që për 5 vite këta nuk gjejnë kohën të analizojnë provat shkresore, faktet, fotot, videot që i kemi sjellë dhe për të cilat nuk ka nevojë më të hetojë SPAK, sepse ia kemi provuar çdo gjë që lidhet me Teatrin Kombëtar.

Sot vijmë këtu me 4 kërkesa. Kërkesa e parë është kallëzimi penal shtesë që bëjmë ndaj shoqërisë ‘Tirana DC’. Është një shoqëri që e kemi kallëzuar më 5 janar të vitit 2021. Edhe ky kallëzim, siç duket, po futet në vitin e katërt dhe nuk ka asnjë reagim, por mbi të gjitha koha na dha të drejtë, sepse kemi qenë të parët kur denoncuam se shoqëria ‘Tirana DC’ është ngritur për të bërë pastrimin e produktit të veprave penale.

Çfarë kemi zbuluar ne gjatë kësaj periudhe? Kemi zbuluar se të gjitha fijet e korrupsionit dhe të krimit që lidhen me Tiranën të çojnë te Erion Veliaj.

Edhe në rastin konkret, kryetari në ikje dhe në prag arresti nuk zhgënjen, sepse, nëse ju si media do të shkoni dhe do të shikoni se ku janë zyrat e ‘Tirana DC’, është një zyrë në një rrugicë dytësore, jo shumë larg nga këtu, në kat të dytë të një apartamenti. Dhe qiraja për këtë apartament paguhet nga Bashkia Tiranë, 16 mijë euro qira mujore për një apartament.

Një nga përfituesit e qirasë është djali i Shkëlqim Fushës. Ju e dini mirë shoqërinë ‘Fusha’ dhe sesi është lidhur me ligjin special, megjithëse Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues ligjin special.

Kërkesa e dytë, nisur nga gjithë zhvillimet, nisur edhe nga akuzat që vetë SPAK thotë se janë të vërtetuara, kemi kërkuar arrestimin e Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij, sepse çmojmë, në referim të dispozitave ligjore, që është një rrezik potencial për fshehjen, prishjen, manipulimin e provave dhe, mbi të gjitha, intimidimin e qytetarëve.

Kërkesa e tretë, fatkeqësisht, është e 42-ta herë që e kërkojmë, është kërkesa e sekuestros mbi truallin e Teatrit Kombëtar.

 

Kërkesa e katërt ka të bëjë mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi shoqërinë ‘Tirana DC’, sepse 2 ish-administratorët e kësaj shoqërie sot janë pas hekurave, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Etiketa: apartamentBashkikalaja

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Fishekzjarre dhe spektakël, Zelanda e Re mirëpret Vitin 2025

Fishekzjarre dhe spektakël, Zelanda e Re mirëpret Vitin 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com