GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Ne shqiptarëve, veshjet dhe këpucët na kushtojnë më shumë se Europës

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse ajo që vishni ndryshon mënyrën se si mendoni?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa çmime mund të krahasohet me shtetet më të pasura. Një prej këtyre produkteve janë këpucët. Mesatarisht në Shqipëri një palë këpucë kushtojnë 16% më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. Psh, nëse në BE, këpucët janë 100 euro në dyqan, në Shqipëri ato i blen për 116 euro.

Ky është çmimi i gjashtë më i shtrenjtë në Europë, pas Danimarkës (125%), Islandës (123.5%), Zvicrës (121.6%), Estonisë dhe Finlandës me 117%. Më të lirat në Europë, këpucët i gjen në Turqi, me 30% të mesatares Europiane, dmth një palë që në BE kushtojnë 100 euro, në Turqi i blen me 30 euro.

Ne shqiptarëve, veshjet dhe këpucët na kushtojnë më

Edhe për veshjet shqiptarët duhet të shpenzojnë më shumë për shkak të çmimeve të shtrenjta. Veshjet kushtojnë rreth 5% më shumë sesa mesatarja e Europës. Edhe në këtë renditje, Shqipëria është e 11-a më e shtrenjtë.

Në vend të parë është Zvicra (44% më shumë se mesatarja e BE-së), ndërsa më e lira sërish është Turqia, me rreth 30% të mesatares së BE-së. Teksa tregtia me pakicë e veshjeve dhe këpucëve është riorganizuar dekadën e fundit drejt qendrave tregtare, çmimet duket se janë bërë më të shtrenjta. Sipas të dhënave të Eurostat, në 2014-n, çmimet e veshjeve ishin sa 85% e mesatares europiane, ndërsa ato të këpucëve, sa 92%.

Këpucët e kaluan mesataren e BE-së në 2020-n (102.9%), ndërsa veshjet në 2023-n.

Çmimet e shtrenjta çojnë shqiptarët të Gabi

Të dhëna të tjera tregojnë se me inflacionin e lartë të dy viteve të fundit ka një zhvendosje të blerjeve të konsumatorëve shqiptarë, të cilët kanë frenuar blerjen e veshjeve të reja, duke u zhvendosur tek të përdorurat. Të dhënat e INSTAT, nga tregtia e jashtme tregojnë se në 8-mujorin 2024, importet e tekstilit dhe këpucëve në vlerë shënuan rënie me 8.6% dhe nga ana tjetër, importet e veshjeve të përdorura shënuan rritje me 4.7%.

Gjatë janar-gusht 2024, importet e veshjeve të përdorura arritën 2,47 miliardë lekë nga 2,3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Ndërsa tekstilet dhe veshjet e reja shënuan 56 miliardë lekë importe, nga 61,4 miliardë që ishin vitin e kaluar në 8-mujor. Importet e veshjeve zënë pjesën më të madhe importit duke arritur në 47.3 miliardë lekë në janar-gusht 2024, me rënie vjetore 8.47%.

Importet këpucëve shënuan një vlerë prej 8,8 miliardë lekësh në të njëjtën periudhë nga 9,7 miliardë lekë që u importuan në të njëjtën periudhë të vitit 2023 me rënie vjetore 9.3%. Rënia e importeve të veshjeve dhe këpucëve vijon për të dytin vit radhazi, pasi edhe më 2023 ishin 4,2% më të ulëta se më 2022.

Nga ana tjetër, tregu i veshjeve të përdorura po rritet nga viti në vit. Vlera në import kaloi 24 milionë eurot në 8-mujor me rritje vjetore 4.7%./Monitor

Etiketa: kostoKryesore1shqiptqrshtrenjtevesgje

Lajme të lidhura

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat
Aktualitet

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26
Uncategorized

Pas tatuazhit për trajnerin, Cucurella heq dorë edhe nga kaçurrelat ikonike

14:20 - 30/07/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Uncategorized

Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor

15:29 - 29/07/26
Para
E plotë/ “O shpirt i mamit, o dielli im”,  Luke dëgjoi 6 herë këngën “E duam lumturinë”

E plotë/ “O shpirt i mamit, o dielli im”, Luke dëgjoi 6 herë këngën “E duam lumturinë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën
Aktualitet

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

Banorët e Rrogozhinës kanë dalë sot në protestë kundër ndryshimeve të propozuara në ndarjen territoriale. Qytetarët kundërshtojnë mundësinë e bashkimit...

Lexo më shumë
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26
Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26
6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com