GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Detyrim Paraqitje/ Berisha: Skapistët, të tmerruar nga krimi i tyre, Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa

13:07 - 04/01/25
në Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Detyrim Paraqitje/ Berisha: Skapistët, të tmerruar nga krimi i tyre, Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka treguar dhe arsyetimin që kanë përdorur dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai, në ankimimin ku kërkonin rikthimin e “arrestit në shtëpi” ndaj tij.

Berisha tha se dy prokurorët pretendon se ai po sulmon SPAK-un dhe gjykatat dhe sipas dy magjistratëve në këtë mënyrë tremben dëshmimtarët. Lideri demokrat e konsideroi këtë si krim kushtetues.

Ai tha se janë pyetur 130 dëshmimtarë dhe sipas tij, kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë asnjë porosi, asnjë gjë të vetme nga Sali Berisha dhe se nuk kanë se për çfarë të tremben. Berisha shtoi se edhe vendimi i djeshëm do t’i shtohet dosjes për çështjen në Strasburg.

Berisha: Mësova më vonë dhe dua të ju konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Se Skapistët, të tmerruar nga krimi i tyre, kanë kryer një krim tjetër, që ju e keni të vështirë të imagjinoni. Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë sepse Sali Berisha po sulmon SPAK-un dhe gjykatën, Irenën dhe Dumanin.

Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa, se 3 i ka të vetat, dhe një e ka me qira, qenka qiraxhi tek vjehrri. Prit se kjo është me e bukura, se po sulmon gjykatën dhe në këtë mënyrë tremben dëshmitarët, në një kohë kur 130 dëshmitarë të pyetur kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë asnjë porosi, asnjë gjë të vetme nga Sali Berisha, nuk kanë asnjë dëshmi kundër tyre, se çfarë do tremben ata që kanë thënë asnjë fjalë për Sali Berishën, këtë e dinë vetëm kriminelët elektoralë, kriminelët kushtetues të Skrapit të partisë.

Domethënë zbatuan urdhrin e Edi Ramës sepse janë tmerruar nga denoncimet e aferave të tyre, vjedhjeve që kanë bërë. Dhe të kesh tre banesa me rrogë shteti dhe të banosh në një të katërt se i paguan vjehrrit qira, e kuptoni vetë se ç’ndodh aty. Merret me mend se si janë larë paratë me thasë. Kështu që këtë mësova unë. Më sqaroi avokati mbrapa, se dje kur takova gazetarët nuk e kisha të qartë se çfarë kanë arsyetuar. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon gjykatën, e kishin fjalën për Irenën me 5 mbiemra dhe SPAK-un për trojkën famëzezë, të zhytur në krime elektorale dhe krime ekonomike të tjera, të denoncuar dhe që do i denoncoj gjithnjë e më shumë për ato që kanë kryer. Dhe gjykojnë që masat duhet t’i vendosin në mënyrë që të imponojnë censurë. Është tipike mendësia e Edi Ramës. Se Edi Rama për ta nuk çan kokën, Edi Rama ka hallin se unë po denoncoj gjithnjë vjedhjet e tij, familjare dhe qeveritare, të lidhura së bashku. Sidoqoftë, çështja është në Strasburg. Avokatët ia përcjellin Strasburgut edhe këtë vendim.

I pyetur nëse a do ta zbatojë vendimin e djeshëm të Apelit, i cili i caktoi masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj në SPAK, Berisha deklaroi se do ta zbatojë, pasi Kuvendi e ka dhënë një herë autorizimin për arrestimin e tij.

Berisha: E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin. Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa, dhe thonë po na i përmend Sali Berisha. Jo do ua përmend, por do ua nxjerr për hundësh unë atyre se aty kemi të bëjmë me vjedhje 100 përqind.

Ndërkohë, në lidhje me pyetjen se sa do të ndikojë masa e sigurisë e vendosur ndaj tij, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Berisha bëri një krahasim me Donald Trump, ku sipas liderit demokrat, akuzat atij vetëm sa i shtuan votat.

Berisha: A e pengoi gjë Donald Trumpin masa e paraqitjes së tij në 5 gjykata çdo javë? Përkundrazi i shtoi vota dhe i afroi fitoren. Kjo do të jetë edhe për Sali Berishën, të jemi të sinqertë, se ekziston sensi i të drejtës tek qytetarët dhe ky është një faktor që më ndihmon mua, sepse e shohin se çfarë regjimi është. Dolën siç janë, shkon e merr masë dhe i thotë gjykatësit, se ky na sulmon ne, domethënë ai nuk mund të sulmohet. Ai mund të ketë 4 banesa me rrogë shteti dhe nuk mund të sulmohet, ajo tjetra katër mbiemra dhe nuk mund të sulmohet. Lëre mos e pyet. Edi Rama me lidhje monstruoze krimi të gjithanshëm dhe nuk mund të sulmohet. Ndaj dhe këto eksperienca e SHBA dëshmon se këto e ndihmuan presidentin Trump, sipas studimeve. Unë nuk kam studim për veten time, por gjykoj se do më ndihmojnë.

Berisha e konsideroi edhe një herë vendimin e djeshëm të Apelit të Posaçëm për “detyrim paraqitje” si politik, pasi theksoi dosja është dorëzuar në gjykatë dhe sipas të gjitha ligjeve ai ka punë me Gjykatën dhe jo me Prokurorinë.

Berisha: Kryekëput politik. Unë e dija që ishte politik, nuk kisha asnjë dyshim sepse dosja është dorëzuar në gjykatë dhe sipas të gjitha ligjeve unë kam punë me gjykatën, jo me prokurorinë. Por Skapistët të tmerruar nga denoncimet e mia, që janë vetëm maja e ajsbergut se unë do paraqes të gjithë nomenklaturën e diktaturës, se ata janë pjesë e nomenklaturës së diktaturës. Nuk merresha me ta po të mos ishin të tillë, por janë organizatë kriminale në funksion të diktaturës. Për mua, Altin Dumani është po aq kriminel elektoral sa Taulant Balla, sa Damian Gjiknuri, sa Edi Rama, sepse ai ka mbyllur dosjet e dokumentuara të krimit monstruoz elektoral qeveritar. Dosjet që faktojnë përdorimin e vrasësve serialë, e bandave të tëra të vrasjeve për motive elektorale. Ai do me çdo kusht që partia e tij të vazhdojë në pushtet sepse e di se e pret një hetim intensiv për të gjitha vjedhjet dhe shpërdorimet që ka. Sepse nuk ka zyrtar me rrogë shteti kurrë me 4 banesa, tre të vetat dhe një me qira, i paguan vjehrrit qira, ai i paguan ai vjehrrit, apo ai këtij, nuk e dimë. Mund të jetë e vërtetë, por tre banesa nuk mund të ketë kurrë një rrogëtar shteti. Një dhe do marrësh një kredi që do punosh të paktën 15 vjet për ta paguar. Ose ai xhelati i Sigurimit të Shtetit me vila dhe ç’të thuash. Ose ata të tjerët që bëjnë tregti me bandat. Këto do jenë objekt denoncimesh të vazhdueshme të sipërmarrjes së përbashkët shtet-krim, krim-shtet.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj në SPAK për Sali Berishën në lidhje me dosjen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Ergert Pëllumbi, i cili shqyrtoi ankimimin e bërë nga dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët kërkonin rikthimin e “arrestit në shtëpi” për liderin demokrat.

Ndërkohë, gjyqtari i Apelit nuk ka pranuar kërkesën e SPAK, por gjithashtu, ka prishur edhe vendimin e GJKKO-së të marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi më 27 Nëntor, e cila i revokoi të gjitha masat e sigurisë ndaj Berishës.

Sipas vendimit të marrë ditën e djeshme, Sali Berisha duhet të paraqitet para oficerit të OPGJ-së, ditën e hënë të javës së parë dhe të javës së tretë të çdo muaji.

Sali Berisha ndodhej në izolim që prej 30 Dhjetorit të vitit 2023, kur Gjykata e Posaçme vendosi t’i caktonte masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi lideri demokrat nuk zbatoi masën e mëparshme “Detyrim paraqitje”, duke e konsideruar si antikushtetuese. Pas këtij vendimi, avokatët e Berishës kishin bërë një sërë ankimimesh për t’i revokuar masën “Arrest shtëpie”, por kërkesat e tyre ishin rrëzuar si në Shkallën e Parë, po ashtu edhe në Apelin e Posaçëm.

Ndërkohë, të hënën, më 6 Janar, gjyqtarja Flojera Davidhi do të marrë vendimin nëse çështja e dosjes “Partizani” do të dërgohet ose jo për gjykim. Ajo mund të dërgojë për gjykim dosjen, mund ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen.

Për çështjen në fjalë Berisha  është marrë i pandehur për akuzën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij Jamarbër  bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

 

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Krenari Kombëtare/ Italiania Colturi e dyta në botë, nderon flamurin shqiptar në ski

Krenari Kombëtare/ Italiania Colturi e dyta në botë, nderon flamurin shqiptar në ski

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com