GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga 1 Janari, paketat e cigareve po shiten më shtrenjtë

15:25 - 07/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga 1 Janari, paketat e cigareve po shiten më shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga 1 janari duhanpirësit po paguajnë më tepër për shkak të rritjes së akcizës për këtë produkt, një politikë kjo e ndërmarrë nga qeveria që qëllim kryesor ka uljen e konsumit.

Në pikat e shitjes me pakicë për çdo paketë çmimi është shtuar me minimalisht 10 lekë.

Deri më 31 dhjetor 2024, detyrimi i akcizës për cigaret apo purot që përmbajnë duhan ishte 7250 lekë / 1000 fije cigare. Nga 1 janari i këtij viti, detyrimi i akcizës për cigaret apo purot që përmbajnë duhan është 7500 lekë / 1000 fije cigare.

Ndryshimet e miratuara nga qeveria në ligjin “Për akcizat” në vitin 2021 vendosën një skedul të ri për rritjen e nivelit të akcizës së duhanit dhe nënprodukteve të tij për periudhën 2022-2026, me qëllim përafrimin me nivelin e akcizës që aplikohet në BE, duke synuar dhe një unifikim të nivelit të akcizës ndërmjet duhanit dhe nënprodukteve të tij.

Ndërsa në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027 është parashikuar hartimi i një kalendari të ri për rritjen e nivelit të akcizës së duhanit dhe nën produkteve të tij për periudhën 2027 e në vijim.

Të ardhurat nga akciza programohen 66,984 milionë lekë, ose 2.6 miliardë lekë më shumë se në 2024-ën. Faktorët kryesorë në parashikimin e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e të ardhurave nga akciza që gjeneron rritja ekonomike shtesë; rritjen e sasive të importit dhe konsumi i mallrave si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj, si dhe rritja e nivelit të akcizave për shkak të zbatimit të kalendarit të rritjes së niveleve të akcizës për duhanet.

Për vitin 2025 janë parashikuar të ardhura shtesë nga zbatimi i kalendarit të rritjes së akcizës në shumën prej 852 milionë lekë, si dhe 20% TVSH mbi këtë shumë të rritur akcize.

Etiketa: akcizacivage

Lajme të lidhura

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve
Aktualitet

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir
Aktualitet

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

23:15 - 25/03/26
Para
Mashtronin të huajt për investime në bursa, pranga pronarit dhe administratorit të “call centerit”

Mashtronin të huajt për investime në bursa, pranga pronarit dhe administratorit të “call centerit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 26/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Mars 2026

07:33 - 26/03/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 26 Mars 2026

07:29 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com