GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

(VIDEO +18) Pamjet kur grupi i Tur Koçekut rreh me shufra hekuri dhe sëpatë 48-vjeçarin

10:00 - 08/01/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
(VIDEO +18) Pamjet kur grupi i Tur Koçekut rreh me shufra hekuri dhe sëpatë 48-vjeçarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vide tregon ngjarjen e 5 Janaritit në Tiranë, ku persona të maskuar u futën në një berberahne dhe rrahën brutalisht me sende të forta biznesmenin 48-vjeçar Adriatik Roshi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet e Policisë rezultoi se organizatori i këtij krimi është biznesmi Artur Koçeku, i cili njihet si Tur Koçeku dhe zyrtarisht ka zgjedhur të vetëquhet Luçiano Koçeku. Ai është shpallur në kërkim së bashku me tre të afërm të tij, ndërsa nipi i tij dhe një i afërm tjetër janë arrestuar.

E gjithë dhuna është regjistruar nga kamerat e sigurisë të berberhanes ku ndodhi ngjarja, e ndodhur në rrugën “29 Nëntori”, pranë kryqëzimit tek ish-“Shqiponja”.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, në berberhane futen 4 persona të maskuar dhe të “armatosur” me shufra hekuri dhe sëpata, teksa dy tjerë kanë qëndruar roje tek dera. Ata tërheqin zvarrë biznesmenin Adriatik Roshi, i cili ishte duke pritur në radhë dhe pasi e shtrijnë në tokë, fillojnë ta godasin me shufra hekuri, sëpatë dhe sende të tjera.

48-vjeçari ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.

Siç shihet dhe në videon tjetër më poshtë, Policia është ndihmuar dhe nga kamera të tjera sigurie në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Në pamje shfgaqen dy prej autorëve dhe automjetet me të cilat ata kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë larguar më pas.

Kujtojmë se Policia arrestoi shtetasit: Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç (Nipi i Tur Koçekut). Ndërkohë, në kërkim janë shpallur shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano (Artur) Koçeku, Gëzim Koçeku dhe Dino (Abedin) Koçeku.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, me leje në banesën e Ledio Tushajt, si dhe një armë gjahu në banesën e Dino (Abedin) Koçekut.

Kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sherrin në Palasë, të regjistruar më 24 gusht të 2024-ës, ku Luçiano (Artur) Koçeku u sulmua dhe u plagos rëndë në një lokal të një prej resorteve më të njohura në bregdetin e jugut.

Rrahja e Adriatik Roshit dyshohet se mund të jetë si shenjë hakmarrje për ngjarjen e gushtit në jug të Shqipërisë, megjithatë ende nuk faktohet nëse Adriatik Roshi ka qenë pjesë e sherrit në Palasë.

Një shishe shampanjë dyshohet të ketë qenë zanafilla e sherrit në resortin luksoz mbrëmjen e 25 gushtit në Palasë, ku po këndonte këngëtari grek Kostandinos Argios dhe Adriatik Roshi dyshohet të jetë konfliktuar dhunshëm me Tur Koçekun, pamje që u bënë virale në rrjetet sociale.

Në reagimet zyrtare që bëri Policia në atë kohë, nuk përmendej emri i Adriatik Roshit, pasi disa persona nuk arritën të identifikoheshin, por ngjarja e ndodhur më 5 janar në Tiranë dyshohet të jetë një shenjë hakmarrje për konfliktin në Palasë.

Adriatik Roshi njihet ndryshe si Ad Leci, kushëri i Fatmir Bejos, një personazh i shpallur në kërkim nga Policia për dy ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë dhe ngjarjen e sherrit të Palasës.

Etiketa: Kryesore1PlagosjesherrTiraneTur Koçeku

Lajme të lidhura

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër
Aktualitet

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Para
Ermal Hoxha në SPAK/ Nipi i ish-diktatorit, i dënuar për laboratorin e kokainën në Xibrakë

Ermal Hoxha në SPAK/ Nipi i ish-diktatorit, i dënuar për laboratorin e kokainën në Xibrakë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com