GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas bashkëshortes paraqitet në SPAK edhe biznesmeni Elman Abule, miku i Erion Veliajt

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Pas bashkëshortes paraqitet në SPAK edhe biznesmeni Elman Abule, miku i Erion Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miku i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK. Një ditë më parë në SPAK u thirr bashkëshortja e tij Marisa Nito.

Thirrja e Nitos dhe Elman Abules ka të bëjë me hetimet që po kryen SPAK për kryebashkiakun Erion Veliaj.

SPAK ka indicie se Erion Veliaj dhe të afërmit e tij janë implikuar në skemat e përfitimit të parave në rrjetin e kompanive që ka në pronësi biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule.

Ndaj këtij të fundit ka dhe një hetim nga Prokuroria e Tiranës, ku akuzohet se ka ngritur një skemë të pastrimit të parave, ku është pjesë bashkëshortja e tij bashkë me Kristian Boçin dhe Vladimir Avramin. Prokuroria u bllokoi rreth 50 milion euro pasuri që ishte investuar kryesisht në ndërtim, pasi paratë kishin origjinë të dyshimtë. Por sekuestro u hoq disa ditë më vonë kur prokurorja e Apelit, Arta Marku u riktheu pronat të akuzuarve.

Mëngjesin e 6 Dhjetorit, agjentët e BKH-së me urdhër të SPAK, sekuestruan telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ushtruan kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj. Gjithashtu, u kontrolluan edhe një apartament dhe një vilë në pronësi të vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj, biznesin e tij “Gogel Shpk” dhe kompaninë “Rametal Shpk”, në pronësi të biznesmenit Elman Abule.

Më 23 Dhjetor u paraqit në SPAK për t’u marrë në pyetje mbi hetimet në fjalë dhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ku ka dëshmuar për rreth 3 orë para agjentëve të BKH-së.

Një ditë më parë, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme  Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit shqiptaro-belg Elman Abule.

Etiketa: Kryesore1MikuSpakVeliaj

Lajme të lidhura

Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE
Aktualitet

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

11:52 - 03/10/26
Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta
Aktualitet

Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta

11:18 - 03/10/26
Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim
Aktualitet

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

11:13 - 03/10/26
Para
E njohim si Gjesti, por ky është emri i vërtet i këngëtarit që u bë pjesë e ‘BBVA 4’

E njohim si Gjesti, por ky është emri i vërtet i këngëtarit që u bë pjesë e ‘BBVA 4’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE
Aktualitet

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

11:52 - 03/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri gjatë fjalës...

Lexo më shumë
Gjyqtari irlandez ka “në dorë” kualifikimin e Shqipërisë, kush është arbitri që do vendosë drejtësi në Finlandë

Gjyqtari irlandez ka “në dorë” kualifikimin e Shqipërisë, kush është arbitri që do vendosë drejtësi në Finlandë

11:32 - 03/10/26
Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta

Videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta

11:18 - 03/10/26
Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

11:13 - 03/10/26
Tabaku: Korrupsioni i qeverisë Rama nuk është vetëm problem politik, faturën e paguajnë qytetarët

Tabaku: Korrupsioni i qeverisë Rama nuk është vetëm problem politik, faturën e paguajnë qytetarët

10:28 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com