GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pensioneve, kategoritë që përfitojnë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pensioneve, kategoritë që përfitojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës e ka miratuar këtë të premte rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, për 20 për qind.

Kabineti i kryeministrit Albin Kurti e miratoi përditësimi e një aneksi në Ligjin për kategoritë e luftës gjatë një takimi të premten, për ta mundësuar rritjen e premtuar tetorin e kaluar.

“Siç patëm njoftuar në tetor, sot, edhe zyrtarisht, do të aprovohet rritja për 20 për qind mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave të dhunës seksuale dhe viktimat civile”, tha Kurti.

Nga kjo rritje do të përfitojnë familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe viktimat civile.

Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, tha se rritja për të gjitha kategoritë e veteranëve, invalidëve dhe viktimat e dhunës seksuale do të jetë 20 për qind mbi shumën e tanishme pensionale.

Për disa kategori ka rritje edhe përtej shkallës prej 20 për qind,.

“Kategoritë që përfitojnë rritje mbi 20 për qind, janë familjet e dëshmorëve të UÇK-së që kanë dy dëshmorë ose më tepër, familjet e të zhdukurve të UÇK-së që kanë mbi dy të zhdukur dhe familjet e viktimave civile.

Kjo është rritja e parë në 10 vjetët e fundit për këto kategori, prej kur ishin bërë këto skema më 2014, tha ai.

Rritja do të vlejë nga ky muaj, theksoi ministri Murati në një konferencë për media.

Viktimat e dhunës seksuale të luftës deri tani kanë marrë pension në vlerë prej 230 eurosh, dhe me rritjen e re të premten, ato do të gëzojnë pension prej 276 eurosh.

Numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk dihet. Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.

Pensioni i veteranit ka qenë 170 euro deri tani, dhe me rritjen prej 20 për qind, një veteran do t’i marrë 204 euro pension mujor.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 37.006 persona janë përfitues nga skema për veteranët e luftës./REL/

Etiketa: kategoriteQeveria e Kosovesrriten pensionet

Lajme të lidhura

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara
Kosovë & Rajon

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

14:33 - 08/10/26
Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën
Aktualitet

Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

16:24 - 07/10/26
Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur
Kosovë & Rajon

Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur

14:31 - 07/10/26
Para
Skerdi i OST “i dehur” nga Viti i Ri, firmos 220 MLN lekë për mish, verë, lule dhe mikrofona

Skerdi i OST “i dehur” nga Viti i Ri, firmos 220 MLN lekë për mish, verë, lule dhe mikrofona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reshjet e dendura pushtojnë vendin, Tirana paralizohet nga trafiku
Aktualitet

Reshjet e dendura pushtojnë vendin, Tirana paralizohet nga trafiku

11:22 - 09/10/26

Reshjet e dendura të shiut dhe shtrëngatat që kanë nisur që prej mbrëmjes së kaluar kanë sjellë probleme në disa...

Lexo më shumë
“Rama drejt greminës!” Shpërthen Maliqi: Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë?

Maliqi reagon pas miratimit të Reformës Territoriale: Për karrigen e tij autokrati Rama shet gjithçka!

11:05 - 09/10/26
Mashtrim online, shpërbëhet organizata kriminale shqiptare

Arrestohet në Itali “krahu i djathtë” i Tarzanit të Elbasanit, pjesë e një grupi kriminal (Emri)

10:55 - 09/10/26
Reshjet dhe rrufetë shkaktojnë defekte në rrjet, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji

Reshjet dhe rrufetë shkaktojnë defekte në rrjet, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji

10:51 - 09/10/26
Akuzohet për korrupsion/ GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

Akuzohet për korrupsion/ GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

10:33 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com