GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detajet nga plagosja e 40-vjeçarit në Fier/ U qëllua në sy të të birit 10 vjeç nga i dashuri i bashkëshortes

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Iu gjetën 35 doza kokaine, arrestohet 32-vjeçari në Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e të dielës (5 janar) në Fier, ku u plagos me armë zjarri 40 vjeçari Gledian Hoxhallari. Autor i plagosjes është Klement Beqaj, 26 vjeç, i cili ishte në një lidhje dashurie me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli.

Ka qenë djali i çiftit, vetëm 10 vjeç ai që ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar që ta marrë. E reja dhe autori i plagosjes janë shpallur në kërkim, ndërsa Gjykata e Fierit ka caktuar për ta masën e sigurisë “arrest në burg”, në mungesë. Ndërkohë, 40-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Ngjarja

Duke qenë që çifti ishin në proces divorci, djali rrinte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje shkonte tek nëna. Përgjatë telefonatave mamaja i ka thënë djalit se nuk është në Fier, moment ky kur djali ka debatuar me nënën e tij.

Djali 10 vjeçar i thotë: “Ti gjithmonë kështu më thua, s’jam në Fier, s’jam këtu, e s’jam atje… si fëmijë”.

Në këtë moment ka ndërhyrë bashkëjetuesi i saj duke sharë me fjalë të rënda djalin me fjalinë: “Here rri aty ti, mos na çaj ….”

Komunikimin e ka dëgjuar dhe babai i djalit dhe ka marrë në telefon, nga celulari i djalit, ish-bashkëshorten me të cilën ka debatuar shkurt me të, pasi ajo i ka mbyllur telefonin. Telefonata ka qenë e tensionuar, dhe më pas 29-vjeçarja ka shkuar së bashku me të dashurin në lokalin ku gjendej 40-vjeçari. 25-vjeçari ka goditur bashkëshortin e të dashurës. Ngjarja ka qenë e gjitha në sy të djalit të tyre të mitur. Klement Beqaj i është përgjigjur me fyerje të rënda në sy të fëmijës dhe ish bashkëshortes, e pas fyerjeve ka nxjerrë armën duke e qëlluar. 29-vjeçarja jo vetëm që nuk ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin por ka marrë të dashurin e saj dhe janë larguar në drejtim të Patosit, ku edhe është gjetur aumjeti i braktisur.

“Në vijim të informacionit të datës 05.01.2025, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit G. H., 40 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, sqarojmë se si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetases M. H., 29 vjeçe (bashkëshortja e 40-vjeçarit, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të plagosjes, shtetasit K. B., 26 vjeç. Më datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Etiketa: FierPlagosje

Lajme të lidhura

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku
Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit
Aktualitet

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Para
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë

E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com