GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ne qëndruam dhe vijmë më të sigurtë se kurrë në fitoren e 11 majit

13:07 - 11/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Ne qëndruam dhe vijmë më të sigurtë se kurrë në fitoren e 11 majit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin e organizuar me degën e PD Pogradec, u shpreh se partia ka kaluar këto 3 vite një kalvar, të cilin nuk e ka përjetuar asnjë forcë politike në një vend demokratik, në një vend të lirë.

“Në këtë betejë të egër kundra nesh, arritën të na përçanin, arritën të na burgosnin, arritën me makinerinë e tyre të shpifjeve të ngrenë një mal të tërë mashtrimesh, trillimesh. Por si njerëz të cilët besonim në parimet dhe vlerat që mbrojmë, ne nuk u dorëzuam”- u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjalimi

Ata që shprehen se jemi njëlloj, ata mashtrojnë veten e tyre, ose përsërisin një mashtrim të sëhrbëtorëve të narkodiktaturës. Por, përsëri rikthehemi te ky 34-vjetor.

Ne, kaluam këto 3 vite një kalvar, të cilin nuk e ka përjetuar asnjë forcë politike në një vend demokratik, në një vend të lirë. Dhe, e ëvrteta është që u bë një përpjekje e jashtëzakonshme që ne të mos ishim. Që ne, të mos kishim emrin me të cilin lindëm, të na ndryshonin emrin, të na ndryshonin flamurin.

U bë një përpjekje antidemokratike e turpshme, që të na shndërronin në një parti simotër të Rilindjes së Edi Ramës.

U bë ra, një përpjekje që të gjitha pushtetet në këtë vend t’i jepeshin një njeri, si përfaqësuesi më të rrezikshëm të mafies ndërkombëtare, mafies së Xhorxh Sorosit.

Në këtë betejë të egër kundra nesh, arritën të na përçanin, arritën të na burgosnin, arritën me makinerinë e tyre të shpifjeve të ngrenë një mal të tërë mashtrimesh, trillimesh.

Por si njerëz të cilët besonim në parimet dhe vlerat që mbrojmë, ne nuk u dorëzuam. Ne nuk u dorëzuam me besimin se, ato nuk janë të vërteta të cilat nuk mund të mposhten kurrë. Se dinjiteti njerëzor, se interesi kombëtar, se liria dhe vlerat e saj, se familja dhe shenjtëria e saj, janë shtyllat e një shoqërie të lirë, e njerzve me dinjitet.

Ndaj dhe ne, qendruam dhe vijmë sot, ju garantoj unë ju, më të fuqishëm, më të bashkuar, më të sigurtë se kurrë në fitoren e 11 majit!

Vijmë para vetes sonë dhe para shqiptarëve, si djem dhe vajza, burra dhe gra që, të pamundurat i bëmë të mundura. Ato që dukeshin utopi i shdnërruam në realitet. Që përballuam me sukses mafien më të rrezikshme të Europës, që është qeveria shqiptare, por edhe mafien më të rrezikshme të planetit që është mafia e Xhorxh Sorosit.

Dhe qendruam me të drejtat tona. Në sytë e shqiptarëve, ne mbrojtëm as më shumë dhe as më pak se, qënien shqiptare, se identitetin shqiptar.

Partia tjetër, u rikthye në origjinë. Tani duke kontraktuar praktika çnjerëzore të marksist-leninistë eksremistë. Solli në Shqipëri praktikat e sulmit ndaj familjes, shpërbërjes së familjes, emërtimet e prindërve 1 dhe 2, krijimin e grave për njeriun e ri. Kjo është e vërteta.

Por, ja ku jemi. Asnjë nga këto nuk do mund të ndodhë. Ne do vendosim familjen shqiptare në meriton. Është ajo që, ka garantuar ekkzistencën e kombit shqiptar.

Ne, do garantojmë lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Ne do mbrojmë në çdo kohë dhe në çdo rast, interesin kombëtar të shqiptarëve.

Ne, jemi patriotë, e duam fortë Pogradecin, e duam fortë Shqipërinë. Dhe për ne, Pogradeci dhe Shqipëria do të jetë gjithnjë e para. Nuk mund të ketë asnjë mëdyshje, asnjë hezitim.

Etiketa: berishaFitore

Lajme të lidhura

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë
Aktualitet

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB
Breaking Views

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB

20:57 - 27/04/26
Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr
Aktualitet

Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr

20:30 - 27/04/26
Para
Drejtonte i droguar makinën dhe kërcënoi policin, arrestohet 40-vjeçari në Vorë (Emri)

Drejtonte i droguar makinën dhe kërcënoi policin, arrestohet 40-vjeçari në Vorë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës
Breaking Views

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy kandidatura të reja për postin e Presidentit të Kosovës. Njoftimi është bërë nga kryetarja e...

Lexo më shumë
Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

21:43 - 27/04/26
Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

21:29 - 27/04/26
Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB

20:57 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com