GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Droga nga Amerika Latine në portet italiane, SPAK identifikon të tjerë shqiptarë të përfshirë

14:30 - 12/01/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë të tjerë persona të përfshirë në grupin që trafikonte drogë, i cili u godit në nëntor të 2024, gjatë një operacioni të përbashkët me Prokurorinë e Firencës, Itali.

Gjithashtu SPAK ka dhënë detaje për grupin, duke bërë me dije se shërbente si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane, sasi që vinte me kontejnerë nga Amerika Latine në portet italiane (Livorno, Genova dhe Savona). Ky grup kryente veprimtarinë e nxjerrjes së drogës dhe shpërndarjes së saj, ndërsa ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike, nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale si dhe për t’ia vënë në dispozicion grupeve kriminale.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera nga grupi kriminal, i goditur më datë 05.11.2024*, në operacionin e përbashkët me Prokurorinë e Firencës, Itali. Grupi i strukturuar kriminal shërbente si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane, sasi që vinte me kontejnerë nga Amerika Latine në portet italiane (Livorno, Genova dhe Savona). Ky grup kryente veprimtarinë e nxjerrjes së drogës dhe shpërndarjes së saj, ndërsa ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike, nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale si dhe për t’ia vënë në dispozicion grupeve kriminale.

Nga veprimtaria hetimore e kryer në Shqipëri, është bërë identifikimi i shtetasit, K.B, anëtar i grupit të struktuar kriminal, i paidentifikuar nga autoritetet italiane, i cili merrej me organizimin e pritjes, magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian. Konkretisht, ai është organizatori i furnizimit të lëndës narkotike, e sekuestruar më 27 janar 2021 në Autostradën Guardamiglio (LO), Itali, ku janë arrestuar shtetasit shqiptare;E.K. dhe M.K., të cilëve iu gjet një sasi e lëndës narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto prej 10.522 kg, e paketuar në 9 pako plastmasi të fshehura në një hapësirë të një mjeti, Ford Fiesta. Përveç këtij sekuestrimi, ekzistojnë elementë të shumtë të komunikimeve të të arrestuarit K.B, me pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, (tashmë të arrestuar në Itali), duke provuar rolin e tij brenda grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, në datë 12.01.2024, është ekzekutuar dhe vendimi për caktimin e masës së sigurimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për shtetasit; M.N dhe J.K, të arrestuar më parë, pas urdhrit të kërkimit i nxjerrë nga autoritetet gjyqësore italiane, por për të po kryheshin hetime nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr.296 të vitit 2021. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon për bashkëpunimin Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për profesionalizimin e treguar gjatë kryerjes së hetimeve dhe fazës së ekzekutimit të masës së sigurimit Procedimi penal është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe për shkak të parimit të pafajësisë, përgjegjësia e personave nën hetim do të konstatohet përfundimisht vetëm në rast të një dënimi të formës së prerë”, njofton SPAK.

Etiketa: Kryesore1Spak

Lajme të lidhura

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Para
Plaçkitja me naftën/ Berisha: Për 1 litër naftë paguajmë 1.1 euro taksa, do ta përgjysmojmë

Berisha fton Ramën në debat televiziv

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com