GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

12:30 - 13/01/25
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ervin Salianji

Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të vogël në përpjekje skizofrenike për të luajtur rolin e viktimës! Nuk dihet çfarë halli i madh e nxorri ditë të diele për tu vetëviktimizuar!

Nuk i jam përgjigjur këto kohë pavarësisht se nē çdo konferencë a dalje e ka futur gjuhen e ndyrë tek gëzimi i papërmbajtshëm që i sjell urdhëri për të stisur e manipuluar një proçes që më burgosi duke përdorur disa shërbëtorë mjeranë. Gëzon si korb, që me ata sherbetorë vendosi për të më hequr mandatin e fituar nga qytetarët, ndalimin e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme dhe një gjobë thuajse 50 milion lekë, kamufluar si shpenzime gjyqësore!

Ky langaraq me pushtet që është malinj i pangopur, e sigurtë se do të mbytet në detin e ligësisë së tij të pakufishme. Derisa kjo të ndodhë, të shohim pak se çfarë sterkalash të pista shperndan. Thotë që vetëm për rastin tim komenton, se qenkam sipas tij shpifës recidivist, dhe ketu së pari tregon urrejtjen personale dhe vendimmarjen personale dhe se dyti shpifarakun që është, shpif në çdo fjalë që rrotullon në gojë! Qe ta qartesojme, recidivist është perserites, recidivíst,-i emër i gjinisë mashkullore; term në drejtësi; ai që është recidiv, përsëritës.

Nisur nga ky përkufizim, nuk ka përseritës të dytë në Shqipëri sa është Edi Rama në shpifje, afera, abuzim e krim.
Një mori të tillash bëri dhe sot. Një nga të cilat, se nuk e zgjedhin keqbërësit e kriminelêt atë, sepse ai i zgjedh bashkëpunêtorët. Në fakt është rrugë me dy korsi. Ai i zgjedh, dhe ata e zgjedhin. Trafikantët e banditët gjithnjë kanë dashur të hyjnë në politikë, po vetem me Edi Ramen ja dolen, pasi gjetën bashkëpunetorin e duhur.

Ti je përsëritës në korrupsion. Nuk kalojnë asnjeherë 3 muaj ku një aferë e re financiare të shfaqet, për të mbuluar të vjetren.

Je perserites në mashtrime e deshtime. Mjafton të kujtojmë se premton tash 12 vjet ato për të cilat je betuar që në 2013. Ke hapur nja 5 herê negociatat, kur ato nuk ishin hapur asnjëherê.

Unë as kam pasur ndonjë dënim për shpifje, as kam pasur kurrë ndonjë denim te ndonje lloji dhe as ndonje punë me asnje institucion të drejtesise, as kam pasur as funksion dhe as kam qene në pushtet, e jo me te kem firmosur apo bere zullume si ti!

Po, kam patur dhe unë të bëj me bandite, njerëz me precedentë, por në anën tjetër, sepse i kam luftuar. Ti i bere deputetë e kryetar bashkie, unë i denoncova.

Kam pasur gjyqe me shumë prej tyre. Nuk kam humbur asnjehere, as kur mbroje kanabizimin dhe nxorre ne prite Tahirin, dhe isha mes parcelave duke denoncuar atë dhe ty. E doli qe unë kisha të drejte, ndërsa ti përseritës në krim. Ashtu doli dhe kur nxora me radhe, Ndoken, Prengen, Dakon, Beqajn, Bajrin, Rrajat e pafund, gjithe sorrollopin tend e familjen tende reale, sepse këta jane në fakt, familja jote me e dashur!

Sot bere mire qe i ritheksove autorësinë dhe ndonje naivi qe mendonte ndryshe, se drejtesia nuk u soll me vapor nga USA dhe as BE, por je ti qe kur burgos bandidet prej provave që sjellin partnerët, u shfajësohesh në kthina të errëta që skam çu bëj amerikaneve, e kur del ne mexhelis thua qe ti e ke drejtesine. Ashtu është e verteta! Ti e ke. Shkruan pretencën, blen deshmitarët, jep vendimin. Qelia 6 në Fier ta konfirmon autorësinë.

Denoncimi im per trafikantin nderkombetar të droges Agron Xhafaj u konfirmua edhe nga djegja qe kjo te jep ty ne fundshpine, në menyrë përëritëse.

Agron Xhafaj ishte i denuar në Itali me 7.4 vite burg pas nje operacioni te DEA, jetonte i lire në Shqiperi me mbrojten tende dhe as nuk arrestohej as deportohej. Kjo, deri diten që publikova investigimin e gazetarit kurajoz, ku trafikanti jot u detyrua qe brenda disa oresh të shkonte te vuante denimin si gjithe të tjerët.

Ndryshe nga ti, unë nuk gezohem kur deren e burgut e shohin edhe kundershtare e armiq politikë, me të cilet pasi kane shkuar në atë destinacion, unë nuk jam marrë më me ta, sepse kur merret drejtesia, politika duhet të reflektojë, mbajë përgjegjësi e të nderhyje me projektligje për, mba të parandaluar çdo mundësi abuzimi ne te ardhmen!

Denimi im eshte faqe gjithe botes i montuar, i falsifikuar dhe duke perdorur gjithe burimet shteterore jo vetem si influence por dhe si fuqi financiare.

I pari deputet e politikan që denonem pse lam thënë të vërteten. I pari shtetas që denohem per kete veper penale. I pari qytetar qe denohet pa ligj, i pari rast ku denohesh per kallezim pa kallezuar! Drejtuesit e tu të policise bashke me ish-ministrin tend jane kapur duke paguar si langaraqe, si ti, duke mbushur me para të pista xhepat e ordinerëve të denuar per krime, që te deshmonin kunder meje. Gjykatesit qe kane dhene denimin jane fiks sorrollopi yt, shembelltyra e tipareve të tua korruptivo-kriminale. Artan Gjermeni i transkriptuar në pergjimet e prokurorise së Torinos si zar e shërbëtor i punëve të pista i bandes se Lushnjes, Iliba Bezati kunata e Ballukes tend e kapur nga sherbimet dhe e dokumentuar si person me kontakte të papershtatshme, Gent Shala ish-perfaqesuesi jot në KQZ dhe sot ortak dhe pronar faktik ne disa biznese me persona me rekorde kriminale, Elona Toro e kallezur ne Spak.

Qe neser do të publikoj dhe dokumentet për këto që po të shkruaj! Për fund, mos harro se nese nuk do mbytesh ne detin e ligesise që prodhon vetë, do tē vijë dita e llogaridhënies, drejtësia vonon por nuk harron!

*Marrë nga “FB” i autorit

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Cila është gjuha më e vjetër në botë?

Cila është gjuha më e vjetër në botë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit. Sipas policisë, janë zbuluar 5 lokale në Korçë dhe...

Lexo më shumë
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com