GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ekzekutimi i Liridona Ademajt u porosit nga bashkëshorti, Prokuroria me aktakuzë: Mister pse Naim Murseli e vrau

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i Liridona Ademajt u porosit nga bashkëshorti, Prokuroria me aktakuzë: Mister pse Naim Murseli e vrau
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar është ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, më shumë se një vit më parë.

Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Ademajt, akuzohet se ka përgatitur planin për ta vrarë Liridonën më 29 nëntor të vitit 2023. Granit Plava akuzohet si doras, ndërsa Kushtrimi Kokalla, ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë (FSK), akuzohet se ka dhënë ndihmë në kryerjen e veprës penale.

Të tre janë në paraburgim. Në akuzë është përfshirë edhe një i dyshuar i katërt, që nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në rast.

Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviq, ka thënë se e vetmja gjë që ka vonuar në ngritjen e aktakuzës ka qenë zbulimi i motivit që e ka shtyrë Naim Murselin ta planifikojë vrasjen e bashkëshortes. Ajo bëri të ditur se kanë kërkuar përgjigje nga shteti i Suedisë, aty ku ka jetuar çifti më herët.

“Për detajet e aktakuzës nuk mund të flasim. Çka ka munguar është motivi që e ka shtyrë Naim Murselin ta vrasë Liridona Ademajn. Kemi shfrytëzuar ndihmën ndërkombëtare nga Mbretëria e Suedisë dhe për këtë arsye organeve të Suedisë i jemi drejtuar të na dërgojë të dhëna për jetën e tyre familjare. Kemi marrë përgjigje në pyetjet që kemi dërguar atje dhe atëherë kemi mundur të kemi pasqyrën e plotë të ngjarjes. Përderisa kanë jetuar në Suedi kanë pasur marrëdhënie të çrregulluara dhe kanë pasur çështje edhe financiare. Për të gjithë emrat e të pandehurve në këtë lëndë e dimë se kush janë. Keni dëgjuar emrin e njërit që i ka planifikuar të gjitha e ai është Naim Murseli…”, ka thënë Perlinçeviç pa dhënë detaje të tjera.

Prokurorja ka thënë se do të kërkojë dënim maksimal për kryerësit e kësaj vepre.

Pas konferencës së Prokurorisë, vëllai i Liridonës, Liridon Ademaj, ka folur për mediat duke thënë se e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës, por shpreson që gjykata të vendosë sa më shpejtë dënim kapital për të akuzuarit.

“E mirëpresim ngritjen e aktakuzës. Në emër të familjes ju falënderoj të gjithëve, prokurorinë dhe hetuesinë. Ne kemi besuar në drejtësi dhe vazhdojmë të besojmë. Ajo që duam ne është që gjykata sa më shpejt të vendosë një dënim kapital që të lehtësojë sado pak zemrat tona dhe të fëmijëve të saj. Nuk e kemi marrë aktakuzën. Fëmijët kanë kuptuar gjithçka. Gjendja e tyre nuk është edhe aq e mirë. Për këtë kujdeset shteti, që e di më mirë me njerëz adekuatë. Por çfarë shohim ne janë shumë të mërzitur. Akoma nuk e kemi lexuar aktakuzën, kur ta lexojmë do ta shohim (motivin). Është ditë e rëndë për ne”, ka thënë ai.

 

Etiketa: BashkeshortiLiridona AdemiVrasje

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Reshjet e borës/ Situatë problematike në Dibër, Bypass-i i Murrizit vijon i bllokuar

Moti i keq në Qarkun e Elbasanit, shumë rrugë të bllokuara dhe disa fshatra pa energji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com