GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjykata e Posaçme lëshon një tjetër urdhër kontrolli ndaj Erion Veliajt

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj drejt fundosjes? Reagon SPAK: Ja 4 veprat penale që rëndojnë mbi kryebashkiakun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka firmosur të martën një tjetër urdhër kontrolli ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Ols Dado, Gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut, ambient që dyshohet se përdorej nga familjarët e kryebashkiakut.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga agjentët e BKH, të cilët kanë administruar në këtë apartament dokumente me vlerë për hetimin.

Sipas informacioneve, agjentët e BKH-së kanë kryer kontrollin me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, pajisje elektronike, celularë, lap top apo kompjuter personal.

Kujtojmë se, mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”.

Ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë.

Lexo edhe:

  • Kontrollet e reja, denoncimi: Ja çfarë u gjet në banesën e fshehtë të Veliajt
  • Hetimet ndaj Veliajt/ Zbardhen vilat e vëllait të kryebashkiakut, SPAK: Si funksionon skema e korrupsionit
Etiketa: Erion VeliajGJKKOhetimeKryesore1Spakurdher kontrolli

Lajme të lidhura

Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH
Aktualitet

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, Rama në kërkim të votave, opozita në protestë

07:59 - 08/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

07:53 - 08/10/26
Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26
Para
Me kokainë në makinë, dy të arrestuar në Tiranë

Me kokainë në makinë, dy të arrestuar në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 8 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:12 - 08/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, Rama në kërkim të votave, opozita në protestë

07:59 - 08/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

07:53 - 08/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Tetor 2026

07:41 - 08/10/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 8 Tetor 2026

07:38 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com