GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korrupsion me paratë e bebeve, Lali Eri ia jep shportën me 250 MLN lekë Isuf Berberit

13:33 - 15/01/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Korrupsion me paratë e bebeve, Lali Eri ia jep shportën me 250 MLN lekë Isuf Berberit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për të përfituar me tendera, Erion Veliaj ua hoqi bonusin prej 50 mijë lekësh bebeve të porsalindura dhe me paratë krijoi një “projekt” që u quajt “Shporta e bebes”. Vendimi u vulos në Këshillin Bashkiak në 5 maj 2020 dhe qysh në fillim dështoi. Lali Eri u detyrua ta rikthejë sa për sy e faqe bonusin dhe ia hodhi fajin pandemisë. Më pas ua hoqi sërish bonusin bebeve dhe nisi tenderat. Dhe bëhet pazar me 250 milionë lekë pa llogaritur TVSH.

Kështu, çdo bebe e porsalindur që vjen në jetë në një nga dy maternitetet shtetërore “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” nuk do të trajtohet më me bonusin e bebeve nga bashkia. Çeku prej pesë mijë lekësh në formën e një bonusi për çdo jetë të re që i shtohet kryeqytetit, do të zëvendësohet me një shportë me produkte që do të blihen nga një biznesmen që e zgjedh Lali Eri.

Lista me gjërat elementare që prindërit mendohen shumë dhe i zgjedhin me përkujdes shumë kohë përpara se të vijë në jetë i/e vogla e tyre, në këtë rast bëhet objekt tenderi.

“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale propozon që kostoja e parashikuar për një ‘Shportë bebeje’, të përbërë prej produkteve të mësipërme, të mos e kalojë shumën maksimale 5.000 lekë për çdo fëmijë të lindur që regjistrohet”, citohet në vendimin e Këshillit Bashkiak, pa dhënë arsye për rrëzimin e atij të vitit 2007 për bonusin e të sapolindurit.

Kjo drejtoria sociale e Lali Erit që në krye të kësaj nisme bën një padrejtësi. Jo të gjithë banorët e rinj kryeqytetas përfitojnë nga projekti “Shporta e bebes”. Ata që lindin në spitale private apo ata që nuk kanë pasaportizim në Tiranë (së paku njëri prind) nuk marrin shportë.

“Të dy prindërit janë me vendbanim të përhershëm në Bashkinë Tiranë dhe foshnja ka lindur në maternitetin publik “Mbretëresha Geraldinë” ose “Koço Gliozheni”, thuhet në relacionin e projektvendimit të nisur për miratim në atë kohë në Këshill.

Tenderi me “Flamur të kuq”

E bëmë këtë parantezë për të treguar se nisma nuk ka në thelb përkrahjen e familjeve, por është një padrejtësi me të cilën e nisin jetën bebet nën qeverisjen e Lali Erit.

Tenderi e përvitshëm fitojnë me radhë dy kompani, herë njëra herë tjetra dhe asnjë firmë tjetër nuk afrohet të aplikojë. Konkretisht, në tenderin e shpallur më 5 nëntor 2024. kanë marrë pjesë vetëm “FUFARMA” sh.a. dhe “PAB TIRANA” shpk. Kjo e dyta e ka fituar herën e kaluar tenderin dhe çuditërisht është skualifikuar këtë radhë se nuk plotëson “kriteret”, megjithëse kishte dorëzuar ofertë më të ulët se tjetra.

Në këtë tender që duket se është krejt formal, “FUFARMA” sh.a. ka propozuar furnizimin me vlerën sa 100% e fondit limit, 24840000 lekë, Vlera me TVSH është e barabartë me 29808000 lekë.

Ndërsa “PAB TIRANA” shpk ka ofruar t’i sjellë shportat me 19,900,000 lekë dhe duke llogaritur TVSH është e barabartë me 23,880,000 lekë.

Skualifikohet Operatori ekonomik që kishte vlerën më të ulët, ku bashkia kursente rreth 60 milionë lekë. Kompania që ka fituar këtë tender herë tjetër, sipas komisionit, nuk përmbush disa kritere, si ISO 12458 dhe ISO 22716. Pra, radhën e kaluar i paska marrë 250 milionë lekë pa ISO-t kjo kompani!?

Që duket se është vendim fiktiv, e tregon edhe kjo arsye  krejt e pavend e gjetur nga komisioni: Operatori ekonomik nuk përmbush kriterin 2.3.3., pasi me subjektin “Artsana S.P.A” ka një marrëveshje e cila hyn në fuqi në datën 01.01.2025 dhe nuk është e vlefshme në momentin e hapjes së ofertave. Në fakt tenderi ka mbaruar në 10 janar 2024.

Kështu, sipas dokumentit të mëposhtëm, fituesi është shpallur më 10 janar 2025, ndërsa kontrata do të nënshkruhet më pas. Siç duket edhe nga dokumenti më sipër, Lali Eri është i zënë me mbrojtjen penale në SPAK, prandaj ka autorizuar një nga nënkryetaret që të firmosë formularin e shpalljes së fituesit të tenderit.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Në përshkrimin e monitoruesit thuhet “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës vlerë më e ulët”.

Shporta me 9 produkte që zëvendësoi bonusin e bebeve

Baza materiale për një “Shportë bebe” me qëllim përmbushjen e objektivave të “projektit”, përmban një shportë produktesh të nevojshme për fëmijën e sapoardhur në jetë, si më poshtë:

  • 1 Shampo për bebe
  • 1 Krem hidratues për fytyrën dhe trupin për bebe
  • 1 Vaj hidratues trupi për bebe
  • 1 Krem për ndërrimin e pelenave për bebe
  • 1 Pako Pelena njëpërdorimshme masa 1
  • 1 Pako Letra të lagura për bebe
  • 1 Shishe qelqi me kokë biberoni
  • 1 Biberon fallco
  • 1 Lodër për dhëmbët

Malli do të merret në dorëzim në magazinën Operatorit Ekonomik Fitues. Pra, shërbimin që duhet ta kryejë bashkie transferohet tek dera e privatit.

Projekti i jepet biznesmenit të dyshuar për korrupsion

Të gjitha këto manovra, Lali Eri i bëri që t’i jepte 250 milionë lekë një biznesmeni të besuar të klanit qeverisës. Kompania fituese ka qenë ndërmarrje shtetërore dhe shteti ka akoma 5% të aksioneve, pas privatizimit. Në bordin e saj është ish-ministri Leonard Solis, ndërsa pronari është Isuf Berberi. Ky zotëron një rrjet kompanish dhe farmacish mes të cilave edhe kompani nafte dhe gazi.

Kur lindi ideja e Lali Erit për këtë projekt, gjykata urdhëroi arrestimin e biznesmenit Isuf Berberi, i cili u akuzua për korrupsionin në lidhje me tenderat së bashku me zyrtarë të AKBN.

Berberi ishte pjesë e zyrtarëve të akuzuar për abuzim dhe shpërdorim detyre, por më vonë e shpëtoi Gjykata e Apelit në 2020, që i hoqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai dyshohet se u favorizua nga ish-drejtori i OST-së Klodian Gradeci, i cili ka qenë njëherësh dhe kreu i hidrokarbureve në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) për të marrë para nga shteti. Berberi mashtronte dhe nuk kryente investime në puset e naftës, ashtu siç e kërkonte marrëveshja.

Isuf Berberi dhe Klodian Gradeci nuk u paraqitën asnjëherë në Gjykatë, ndonëse ishin shpallur në kërkim, ndërsa kishte dyshime se ata mund të ishin njoftuar më herët për atë që mund t’i priste, pas hetimeve që kishin nisur prej vitit 2016.

Naim Kasa dhe Klodian Gradeci cilësohen si kryesorët në këtë çështje, ku në total rezultonin 1.3 milionë dollarë fatura të falsifikuara dhe dëmi llogaritej diku tek 600 mijë dollarë. Mësohet se ka qenë firma PHOENIX PETROLEUM GAS, me pronar Berberin që akuzohej se kishte falsifikuar fatura të një firme tjetër. Drejtori u detyrua të jepte dorëheqje pas skandalit, ndërsa Berberi vazhdon të përfitojë tendera.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: bonusi i bebesEriov Veliajkryesore2

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Kantier ndërtimi në prag të Euro 2025 U-17, një tjetër fushë po ndërtohet në Shtëpinë e Futbollit

Kantier ndërtimi në prag të Euro 2025 U-17, një tjetër fushë po ndërtohet në Shtëpinë e Futbollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com