GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

E rëndë/ Influenceria helmoi vetë foshnjën dhe më pas kërkoi ndihmë në internet

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
E rëndë/ Influenceria helmoi vetë foshnjën dhe më pas kërkoi ndihmë në internet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një influencere autraliane është vënë në prangat e policisë e akuzuar se ka helmuar me dashje vajzën e saj të mitur, me qëllim që të mblidhte donacione nga ndjekësit në internet. Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në Queensland, ku influencerja i jepte fëmijës 1-vjeçare ilaçe të paautorizuara duke i shkaktuar helmim. Më pas ajo i bënte video ku dhe vetë shfaqej e shqetësuar, dhe i publikonte në internet me anë të GoFundMe, ku kërkonte ndihmë nga ndjekësit.

Në këtë mënyrë ajo kishte mundur të siguronte 60,000 dollarë Australianë afërsisht 30,500 £! Në tetor të vitit të shkuar kur foshnja nuk ishte ndjerë vërtetë mirë dhe kishte shkuar në spital, mjekët ngritën alarmin për rastin dhe policia nisi një hetim ndaj 34-vjeçares.

Pas disa muaj hetimesh, ajo u akuzua për administrim helmi, material për shfrytëzimin e fëmijëve dhe mashtrim. Hetimet zbuluan gjithashtu se mes gushtit dhe tetorit, gruaja i kishte dhënë të bijës ilaçe pa miratim nga farmacitë.

Ajo bëri disa përpjekje për të marrë medikamentet e paautorizuara, duke pretenduar se do t’i përdorte për një të afërm të sëmurë që kishte në shtëpi. Tashmë gruaja pritet të dalë para Gjykatës së Magjistraturës në Brisbane të premten më 17 janar, teksa GoFundMe po bën përpjekje për të kthyer donacionet mbrapsht te dhuruesit.

 

Etiketa: Femijehelmoiinfluence

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Çmimi i energjisë, Berisha: Memorja e Edi Ramës është një mashtrim i plotë

Sazani i jepet dhëndrit të Trump/ Berisha: Nuk e kundërshtojmë nëse respektohen ligjet e vendit, por Rama e përdori për favore politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com