GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“1.1 mln votues jashtë Shqipërisë”, Celibashi: Nuk votojnë dot nëse s’kanë këtë dokument

22:16 - 16/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“1.1 mln votues jashtë Shqipërisë”, Celibashi: Nuk votojnë dot nëse s’kanë këtë dokument
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se rreth 1.1 milionë votues shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i KQZ-së shprehet se deri më tani kanë ardhur mbi 22 mijë kërkesa nga diaspora për votim në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Ilirjan Celibashi: Shkon tek 7-8 minuta si proces regjistrimi. Janë 53% e atyre, të cilët kanë krijuar llogari në PER, e kanë realizuar në tentativën e tyre të parë. Kjo është mbresëlënëse për ne.

Blendi Fevziu: Sa shqiptarë votues jetojnë jashtë Shqipërisë?

Ilirjan Celibashi: 1.1 milionë votues shqiptarë janë jashtë dhe 2.6 janë këtu. Ne sistemin e kemi ndërtuar që të gjithë të regjistrohen në platformë.

Teksa tregon etapat si të krijosh një llogari për votim jashtë vendit, kryekomisioni i KQZ-së, Celibashi thotë se nuk votojnë dot ata emigrantë që nuk kanë një dokument identifikimi shqiptar.

Ilirjan Celibashi: Fillimisht duhet hapur një llogari në PER, të deklarosh një numër telefoni, të ngarkosh numrin e ID, datëlindjen. Kështu krijon llogarinë në PER. Numri personal i identifikimit shqiptar. Për qëllime të regjistrimit, ai duhet të ngarkojë dokumentin e identifikimit shqiptar. Nuk regjistrohet dot si votues nëse nuk ka një dokument identifikimi shqiptar.

Blendi Fevziu: Ata emigrantë shqiptarë me dokumenta të huaja që nuk kanë dokument ID nuk votojnë dot?

Ilirjan Celibashi: Jo nuk votojnë dot. Nëse e ke të skaduar, mund të regjistrohesh, por gjatë 120 ditëve duhet ta rinovosh dokumentin. Gjithashtu do të duhet të ngarkosh një dokument që përmban adresën që do të ngarkosh në sistem. Nëse është në punë, një dokument pune, një dokument pronësie, një kontratë qiraje. Duhet të deklarosh adresën ku pret të vijë fleta e votimit. Gabimi që ka bërë një shumicë dërrmuese është se kanë deklaruar një adresë, por dokumenti që kanë ngarkuar ka një adresë tjetër.

Celibashi tregon se si mund të votojnë emigrantët e paligjshëm shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Ilirjan Celibashi: Mund të jetë me një emër tjetër, por duhet të regjistrohet me emër që është këtu në gjendjen civile. Duhet të ngarkojë një dokument që të bëjë lidhjen mes emrit që ka në gjendjen civile në Shqipëri dhe atë në shtetin tjetër. Kur ndryshon emrin, duhet të ngarkojë një dokument provues.

Celibashi shprehet se adresa e deklaruar nga votuesi duhet të jetë e njëjtë me adresën e ngarkuar në kërkesë.

Celibashi tha se të gjithë refuzimet marrin një përgjigje sqaruese ku secili ka mundësi që të aplikojë përsëri.

Blendi Fevziu: Cilat janë arsyet kryesore të refuzimit?

Ilirjan Celibashi: Kryesorja është që dokumenti i vërtetimit të adresës nuk përputhet përmbajtja e adresës që ka ky dokument me adresën që ka deklaruar vetë votuesi.

Blendi Fevziu: Pra jep një adresë tjetër dhe fut një dokument me një adresë tjetër. Ky është shkaku kryesor i djegieve..

Ilirjan Celibashi: Ky është shkaku kryesor. Ose ka ngarkuar një dokument i cili nuk përmban adresë fare. Ose ka ngarkuar një dokument që përmban adresë, por ky dokument nuk lidhet me emrin e zgjedhësit,, ose ka ngarkuar dokumenta që ka një adresë, por nuk është një dokument ligji për të vërtetuar adresën. Përshembull ka ngarkuar dikush zarfin e postës. Ka marrë një pako dhe …

Artan Hoxha: Refuzimeve j’ua sqaroni qartësisht pse kanë dështuar

Ilirjan Celibashi: Ja kemi sqaruar, por ne deri tani duke filluar nga sot sqarimin e kemi bërë edhe më shterues sepse kemi parë që nuk e kanë kuptuar shkakun e refuzimit.

Etiketa: Celibashidokumentvotues

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
U zhduk para dy javësh nga shtëpia, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali (Emri)

U zhduk para dy javësh nga shtëpia, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com