GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Polici u hodh nga lartësia pas ndalimit të djalit të Samir Manes, asnjë reagim nga opozita

09:49 - 17/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Polici u hodh nga lartësia pas ndalimit të djalit të Samir Manes, asnjë reagim nga opozita
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Polici i qarkullimit rrugor, Azbi Spahiu, u hodh nga lartësia në një ngjarje të mbushur me mister, ku policia vetë nuk po jep asnjë informacion, ndërkohë që në media ka heshtje thuajse totale. Spahiu është një nga policët që ndaloi pak ditë më parë Martin Manen, djalin e biznesmenit të fuqishëm, Samir Mane.

Ndërkohë ajo që bën shumë përshtypje dhe çuditi edhe panelin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ishte heshtja totale e opozitës, veçanërisht e Sali Berishës, i cili di gjithçka, por tani i është “fikur” fare edhe qytetari dixhital.

Debati

Ylli Rakipi: Po të kishte qenë djali i Edi Ramës, Sali Berisha do të “therte” vetë Edi Ramën, me qytetar dixhital e me këto që nxjerr ai. Edhe Policia në këtë rast është turp, është polici fashiste, nuk jep informacion kur kolegu i tyre po vdes.

Andi Bushati: Arlind Qori është i kësaj teorie që oligarkët janë më të fuqishëm se politikanët. Po ti ndodhte Ramës apo Ballukut do e kishe titull në të gjithë mediat. Kjo shpjegon atë gjënë.
Nëse janë hedhur disa hipoteza, disa media periferike që kanë ngritur tezën që polici gati u vra sepse mbi të u ushtrua presion për faktin që ishte prezent në arrestimin e djalit të Samir Manes, kjo heshtje jep më tepër jehonë, i nge këto teza. Kush akuzohet duhet të kundërpërgjigjet. Kur duket sikur blihet heshtja, teorinë konspirative e forcon. Njerëzit që nuk e kanë parë të debatuar në ekranet kryesore, mendja u ka shkuar, ka diçka për të fshehur. Prandaj këtu, e vetmja, edhe nëse Policia apo Prokuroria do të mbrojë Samir Manës, mbrojtja është përmes transparencës.

Ola Xama: Ajo që më bën përshtypje përtej mediave, për mua pyetja është po media opozitare çfarë bën? Portalet që bëjnë çdo gjë që ndodh në Shqipëri. Për biznesmenët e mëdhenj kur bien ngjarje të tilla, nuk i bëjnë lajmet. Kjo frymë opozitare do të pretendojë të dalë në zgjedhje? Nëse ka edhe 1% të vërtetë që dikush me pozitë të fuqishme ka çuar një polic drejt vetvrasjes… Është indiferencë totale, ndërkohë çfarë ndodhi me rastin e Xhisielës me fisin Raja? Nuk ngeli emision në darkë, portal, media, deputet i opozitës pa folur…

Etiketa: Samir Mane

Lajme të lidhura

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Para
Vrau kushëririn me armë gjahu, arrestohet autori, policia: Tre persona të tjerë…

Vrau kushëririn me armë gjahu, arrestohet autori, policia: Tre persona të tjerë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com