GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Skandali i buxhetit 2025 për Tropojën”/ PD: Kryebashkiaku nën arrest, ‘arratiset’ e firmos

12:38 - 17/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tendera korruptiv në Bashkinë Tropojë”, Bardhi: Të shkarkohet Rexh Biberaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PD ka denocnuar se kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi, edhe pse me masë ‘arrest në shtëpi’, ka arritur të firmosë buxhetin e vitit 2025.

Në një deklaratë për mediat, zv.drejtuesja e Departamentit të Sipërmarrjes në PD, Blerina Gjyriqi tha se Byberi ka firmosur planifikimin e buxhetit mbi mundësitë reale të fondeve të bashkisë, në shkelje të hapur të ligjit.

Referuar një denoncimi të mbërritur në PD për kryebashkiakun Byberi, Gjyriqi thotë se 74 % e fondeve në dispozicion të bashkisë, shkon për pagat e 381 punonjësve për vitin 2025, ndërsa asnjë fond nuk shkon për investimet.

PD thotë se më 11 maj është dita kur Rexhës në Tropojë dhe padronit të tij, Edit në Tiranë, t’u japim atë që meritojnë.

“Këshilli Bashkiak ka miratuar buxhetin e vitit 2025 për Bashkinë e Tropojës në 24 dhjetor 2024. Sipas denoncimit të mbërritur në Partine Demokratike  buxheti është miratuar në shkelje ligjore. Së pari, shkelja qëndron te vlera e fondeve vënë në dispozicion për Bashkinë e Tropojës që është më e vogël se ç’është planifikuar për shpenzim. Së dyti, buxheti është firmosur nga kryetari në arrest shtëpie, Rexh Byberi dhe pa patur një vendim gjykate që e lejon rikthimin në zyrë.  Së treti, në ditën që ka firmosur Rexh Byberi në 6 dhjetor 2024, duke lënë  arrestin shtëpiak pa leje, kanë qenë dy kryetare në detyrë, z. Rexhë Byberi dhe znj.Zyra Islamaj kryetare e komanduar, kjo përbën shkelje nga të dy zyrtarët. Totali i këtyre zërave shkon 530,855,476 lekë. Bashkia ka në dispozicion në total fonde 526,933,000 lekë, por planifikon të shpenzojë 530,855,476 lekë. 3,922,476 lekë më shumë se fonde në dispzicion. Kjo është aritmetika e një kryetari si Rexh Byberi që ka firmosur këtë buxhet në gjendje arresti”, tha Gjyriqi.

“Sipas denoncimit, 74 % e fondeve në dispozicion të bashkisë shkon për pagat e 381 punonjësve për vitin 2025, në një bashki si Tropoja ndër më të varfrat në Shqipëri, asnjë fond nuk shkon për investimet, sepse investimet e parashikuara në 2025 nuk janë gjë tjetër veçse kontrata të lidhura vite më parë, pa patur fonde sipas tabelës se paraqitur nga vetë Bashkia. Ky është një tjetër denoncim që tregon për shkeljet që kryhen në Bashkinë e Tropojës. Ky është standardi i një bashkie në arrest. Në emër të Partisë Demokratike dhe të banorëve të Tropojës, kërkoj së pari zbatimin e ligjit, dhe për këtë u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të veprojnë. Së dyti, transparencë për banorët dhe qeverisje të mirë për ta. Më 11 maj është dita kur Rexhës në Tropojë dhe padronit të tij, Edit në Tiranë, t’u japim atë që meritojnë. Për këto shkelje të hapura dhe për vjedhjet që i kanë pasuruar ata dhe varfëruar Malësinë e Gjakovës dhe krejt Shqipërinë”, shtoi ajo.

Etiketa: PDRexh Byberi

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Shfrytëzonte një 36-vjeçare për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë, arrestohet i riu

Shfrytëzonte një 36-vjeçare për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë, arrestohet i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com