GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tregtarët e Kombinatit në protestë: Bashkia po tenton të na dëbojë, këtu nxjerrim bukën e gojës

11:49 - 18/01/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tjetër abuzim i Veliajt”, gazetarja publikon dokumentin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht se kanë paguar taksën sipas ligjit dhe tezgat e bashkisë, qytetarët e Kombinatit po përballen me një situatë të paprecedentë, ku policia bashkiake ka mësyrë mëngjesin e sotëm me dhunë për të larguar tregtarët.

Tregtarët e Kombinatit shprehen se janë përballur me një sulm nga Bashkia e Tiranës, e cila sipas tyre synon t’i largojë nga hapësirat ku tregtojnë prej vitesh fruta-perime.

Ky veprim, sipas tregtarëve, është i padrejtë dhe po shkatërron burimin e tyre të vetëm të jetesës.

Tregtarët kanë reaguar duke protestuar këtë të shtunë për këtë padrejtësi që sipas tyre po u bëhet nga Bashkia e Tiranës, e cila pas shumë vitesh kërkon të largojë tregtarët nga vendi i punës.

“Kemi bërë 15 ditë aksion dhe kemi mbajtur emrat e tregtarëve që shesin fruta dhe perime,” deklaroi një përfaqësues i grupit të punës, pa dhënë një zgjidhje konkrete për të gjithë tregtarët e prekur.

Ata shprehen se Bashkia po vepron në mënyrë të papritur dhe pa ofruar alternativa të drejta për ta. Gjithashtu, tregtarët dhe banorët e zonës po kërkojnë që Bashkia të ndalojë largimet dhe të ofrojë një zgjidhje të drejtë që nuk cenon jetesën e tyre.

“Kemi vite që punojmë këtu dhe askush nuk na ka shqetësuar. Tani po na lënë pa asnjë mundësi për të ushqyer familjet,” tha një prej tregtarëve.

Pjesë e protestës ishte edhe Klevis Balliu, shefi i organizimit të Partisë Demokratike në Tiranë, i cili u shpreh se në prag të zgjedhjeve vjen bashkia për të ju bërë qoka dhe ndere militantëve të vet, kërkon që të largojë ata që kanë 30  vite që paguajnë taksa të bashkia e Tiranës.

“Në prag të zgjedhjeve vjen bashkia për të ju bërë qoka dhe ndere militantëve të vet, kërkon që të largojë ata që kanë 30  vite që paguajnë taksa të bashkia e Tiranës dhe vijnë me justifikime se këtu nuk po shiten fruta por po shiten perime, nuk po shiten pras,  por po shiten mollë. Kjo vjen nga një bashki e cila shet drogë dhe sot jemi në kushtet ku jo vetëm qytetarët paguajnë taksa, pagujnë paratë e xhepit të tyre të bukës së gojës të fëmijëve të tyre, i çojnë të bashkia e Tiranës e këta vijnë për t’i hequr nga një biznes i ligjshëm. Shiko se sa policë kanë ardhur për të hequr dy qese pras, ndërkohë që kur shesin tonelatat e drogës, këta i marrin e i fusin në parlament e i bëjnë drejtora.

Kjo vjen nga një bashki që 70% të drejtorëve të tij i ka në burg dhe unë nuk e di se cili drejtor e ka ëdhënë këtë urdher se drejtorat e bashkisë janë në burg. Nga burgu i japin urdhërat këta për t’i ngritur qytetarët që këtu? PD denoncon këtë akt dhe do marim përsipër mbështetjen e këtyre qytetarëve dhe cilido polic apo punonjës i bashkisë i bëj thirrje të kujtojnë se ku i ka drejtorët e vet dhe i garantoj se duke larguarqytetarët, duke shkelur ligjin, do të keni fatin e drejtorëve të 5D te 313, mos i prekni bizneset e qytetarëve dhe lërini urdhërat e jashtëligjshëm”, tha ai.

Etiketa: Bashkia TiraneKombinatKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Dy muaj nga vrasja e Martin Canit, prindërit sërish në protestë: Ende nuk ka drejtësi

Dy muaj nga vrasja e Martin Canit, prindërit sërish në protestë: Ende nuk ka drejtësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com