GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Unë femër jam, sonte ke rastin”/ Një zë gruaje nga profili “Majli 544” futi në kurth Ramazan Mataj

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Unë femër jam, sonte ke rastin”/ Një zë gruaje nga profili “Majli 544” futi në kurth Ramazan Mataj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mesazhe zanore me zë gruaje nga një profil i rreme në rrjetin social “TikTok” çuan Ramazan Matajn drejt pritës ku u vra më 5 Janar në Shkodër.

Policia ka arritur të dokumentojë se pas skemës qëndron autori i dyshuar i krimit, tashmë i arrestuar

Dy mesazhe zanore dërguar nga një profil i rremë në “TikTok” me emrin “Majli 544”, çuan Ramazan Matajn drejt pritës ku u vra, tregojnë hetimet e policisë krimin e ndodhur më 5 janar në fshatin Dragoç, Shkodër.

Sipas dosjes hetimore, pas këtij profili fshihej autori i krimit, Arjon Hasaj, tashmë i arrestuar i cili u identifikua përmes numrit të telefonit me të cilin kishte regjistruar adresën e rreme.

Hasaj, duke u prezantuar si vajzë, e ftoi Matajn për takim në dalje të fshatit ku më pas e qëlloi me pushkë automatike, duke e lënë të vdekur.

Nga këqyrja e telefonit të viktimës, policia gjeti bisedat me “Majli 544”.

Mataj rezulton se kishte kërkuar prova që profili ishte vërtet një vajzë, ndërsa kishte marrë dy mesazhe zanore me zë gruaje, ku shprehej:

 “…Në mos besosh, lëre, mos shkruj më pra… unë femër jam…” dhe “…Sonte ke rastin, shi asht tu ra… bukur do ishte…”.

Mataj mori makinën për të takuar “vajzën”, por në të vërtetë rezultoi se ishte kurth vdekjeprurës!

Pas krimit Arjon Hasaj u fiksua edhe nga një kamera sigurie, ndërsa mbi bazë të provave policia arriti ta identifikojë e vërë në  pranga bashkë me të vëllanë.

Në dëshmitë pas arrestimit autori i dyshuar i krimit tha se Ramazan MAtaj u kishte ngacmuar motrën e tij dhe kishte ndikuar për ti shkatërruar martesat.

Mbi bazë të provave Arjon Hasaj është akzuzuar për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”,  ndërsa vëllai Klisman Hasaj, për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”. Gjykata e Shkodrës i ka lënë në burg./Ora News

Lajme të lidhura

Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Plagoset ushtari i FA-së gjatë luftës me flakët në Mirditë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

16:51 - 22/08/26
Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjes në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për të shpëtuar
Aktualitet

Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjes në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për të shpëtuar

16:27 - 22/08/26
Trafik kanabisi nga Kanadaja drejt Shqipërisë, sekuestrohen 80 kg drogë dhe prangosen tre persona (Emrat)
Aktualitet

Trafik kanabisi nga Kanadaja drejt Shqipërisë, sekuestrohen 80 kg drogë dhe prangosen tre persona (Emrat)

16:05 - 22/08/26
Para
Mjeshtri i fundit i sumos tërhiqet, Japonia në dëshpërim: Nuk ka më një yokozuna

Mjeshtri i fundit i sumos tërhiqet, Japonia në dëshpërim: Nuk ka më një yokozuna

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij
Sport

Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

17:20 - 22/08/26

Afrika e Jugut ka humbur një nga kampionët e saj. Boksieri Zolani Tete u qëllua për vdekje të premten në...

Lexo më shumë
E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

17:06 - 22/08/26
Ardit Zeneli mban gjallë shpresat kuqezi, mundësi shkon në gjysmëfinalet e Lojërave Mesdhetare

Ardit Zeneli mban gjallë shpresat kuqezi, mundësi shkon në gjysmëfinalet e Lojërave Mesdhetare

17:04 - 22/08/26
Sarandë/ Një burrë bie nga çatia dhe plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës

Plagoset ushtari i FA-së gjatë luftës me flakët në Mirditë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

16:51 - 22/08/26
Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjes në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për të shpëtuar

Kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjes në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për të shpëtuar

16:27 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com