GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fiskalizimi, portali Selfcare vazhon i bllokuar prej javësh

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tatimet- bizneseve: Nga 1 janari nisin gjobat për ata që nuk respektojnë fiskalizimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mosfunksionimi i plotë i portalit SelfCare vijon të jetë shqetësim për bizneset dhe kontabilistët në zbatim të procesit të fiskalizimit.
Në raportin e kontabilistëve për ecurinë e procesit “Fiskalizimi, sfidat, vështirësitë dhe mundësitë” ngrihet sërish shqetësimi se portali SelfCare është shumë i ngadaltë dhe ka bllokime të herë pas herëshme. Ndër të tjera sipas ekspertëve në portal ka fatura blerje dhe shitje që nuk reflektohen në kohë reale. Për ta është shqetësuese edhe dublikimi i faturave të shitjes që ndodh në mënyrë të vazhdueshme, madje në disa raste nuk arrijnë të bëhen fatura korrigjuese. Problematika të pazgjidhura mbeten edhe procesi i shkarkimit të faturës që është shumë i gjatë dhe me hapa të panevojshëm dhe printimi i faturës së blerjes me një faqe nuk është i mundshëm nga SelfCare, aktualisht printohet me shumë fletë duke rritur koston si dhe vëllimin e arkivës.
Bllokimi i portalit SelfCare u ngrit si shqetësim nga biznesit dhe kontabilistët edhe në mujain korrik, kur nisi zbatimin faza II e procesit, për shkak të numrit të lartë të bizneseve që u përfshinë në fiskalizimim. Në javët e para të mujait korrik për bizneset e reja regjistrimi në portal ishte i pamundur. Të gjitha subjektet që pajisjen me certifikatë elektronike kanë detyrimin që ta ngarkojnë atë në portalin SelfCare për regjistrim dhe lëshimkin e faturave.
Duke analizuar procesin e fiskalizimin sipas kontabilistëve dhe audituesve rezulton që ai është realizuar në 4 etapa kryesore që janë: Së pari, hartimi diskutimi i projekt ligjit qershor –dhjetor 2019, periudhë gjatë së cilës u hartua dhe u diskutua me palët e interesit ligji kryesor për monitorimin e qarkullimit të dokumenteve; Së dyti, miratimi i ligjit dhe nxjerrja e akteve nënligjore – Dhjetor 2019 – Dhjetor 2020, gjatë së cilës u përgatitën dhe aktet nënligjore për realizmin e këtij procesi; Së treti, pajisja e subjekteve me certifikaten elektronike dhe nënshkrimin elektronik, ambientimi i tyre me portalin Self Care, ambienti test, trajnimet nga AT dhe zbatimi i ligjit ne tre faza: Nga data 1 Janar 2021 fiskalizmi për transaksionet B2G – faturë elektronike, Nga data 1 Korrik 2021, fiskalizimi dhe deklarimi në platformën qëndrore SelfCare të transaksionev pa para në dorë, B2B-faturë elektronike, Nga data 1 Shtator 2021, fiskalizimi dhe deklarimi në platformën qëndrore selfcare të transaksioneve me para në dorë B2C- faturë e fiskalizuar. /Monitor/

Etiketa: BizneseFiskalizimokasa

Lajme të lidhura

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Para
Përmbytjet në këtë shtet shkaktuan 24 viktima dhe rreth 630 mijë të prekur

Përmbytjet në këtë shtet shkaktuan 24 viktima dhe rreth 630 mijë të prekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Në vend të tij, në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com