GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spanja çmonton bandën e ‘ninxhave’ shqiptarë, 6 të arrestuar, dy kapot u kapën në Paris

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Spanja çmonton bandën e ‘ninxhave’ shqiptarë, 6 të arrestuar, dy kapot u kapën në Paris
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një bandë ‘skifterësh’ shqiptarë që bënin ‘batërdinë’ me vjedhje në seri është goditur dy ditë më parë në Spanjë nga Roja Civile.

Gjashtë shqiptarë janë arrestuar si përgjegjës për valën e grabitjeve në Coruña dhe Pontevedra. Ekipi kundër Krimit të Organizuar në Galicia drejtoi aksionin.

Autorët përdorën makina me targa false për të operuar për një ditë të vetme në çdo krahinë, kryesisht zona e veriut të vendit dhe në Madrid. Dy nga drejtuesit e grupit u arrestuan në Paris.

Policia publikoi edhe pamje të kapura nga kamerat e sigurisë së banesave, ku të dyshuarit shfaqen si ‘ninxha’ duke kapërcyer muret.

Aksioni u krye në të njëjtën kohë që mbahej edhe operacioni antidrogë për goditjen e një karteli shqiptarësh me 1,1 tonë kokainë në Vilanovë.

Ankesat e shumta të qytetarëve çuan hetuesit në një kontroll intensiv të territorit. Shumë prej plaçkitjeve janë kryer edhe në Paris, pasi grupi cilësohej si një ‘bandë shëtitësish’.

Hetimet kishin nisur prej vitit 2023, kur nisën bastisjet e para me të njëjtën skemë. Autorët përdornin dy makina të vjedhura në Itali. Ata cilësohen përgjegjës për 16 grabitje të kryera në brenda një muaji. Në një ditë të vetme ata synonin një krahinë të caktuar, në mënyrë që të shmangnin vendndodhjen.

Hetuesit e cilësuan një ‘bandë modus operandi’, me skemë dhe taktikë të paracaktuar. Një nga taktikat ishte edhe çaktivizimi i alarmeve të sigurisë së vilave, thyerja e dyerve dhe dritareve kur nuk arrinin dot mënyrë tjetër apo përdorimi i dokumenteve false për të qarkulluar.

“Brenda celulës kriminale kishte shoferë, roje sigurie dhe specialistë për hyrjen në shtëpi. Të gjithë ata përdorën sisteme të mbyllura komunikimi për të vepruar, gjë që jep një ide të specializimit të tyre. Kanë udhëtuar mijëra kilometra duke ardhur e duke shkuar për të vepruar”, shpjegon Roja Civile për mediat spanjolle.

Vetëm në Spanjë, duke marrë parasysh bizhuteritë dhe arin, vjedhja e të cilave u raportua nga pronarët e tyre, plaçka arriti në 300 mijë euro në periudhën e hetuar.

Në kohën kur celula u zbërthye, hetuesit mësuan se 2 krerët e bandës kishin lëvizur për në Paris, ku objektiv kishin mësymjen gjatë kohës së Lojërave Olimpike, në muajin Gusht.

Por aty nuk ia dolën dot, pasi u arrestuan.

Sa i përket katër të tjerëve, ata u arrestuan në Barcelonë, Tarragona dhe Toledo, një shenjë e lëvizshmërisë së tyre shumë të lartë gjeografike. Në udhëtimet e tyre të mëdha nëpër Gadishull ata kryen edhe grabitje të shumta në Castilla y León. Koordinimi i Europolit ishte thelbësor në këtë rast, pasi autoritetet spanjolle morën inteligjencë nga Franca dhe vetë Shqipëria.

Organizata kishte majën e piramidës që dyshohet se drejtohej nga Shqipëria, dy kapot që u kapën në Paris, ushtarët që vepronin në Spanjë dhe ndihmësit, si shoferët dhe rojet, që ishin fundi i saj, apo niveli i tretë që fshihte plaçkën e vjedhur apo e shiste.

Hetuesit dyshojnë se anëtarët e bandës kishin edhe “trajnim ushtarak” nga mënyra se si vepronin, gati si skenat e filmave aksion.

Pasi kishin marrë plaçkën, duhej të zbritnin shpenzimet që rrjedhin nga veprimtaria kriminale (dhënien me qira të shtëpive të sigurta, karburant apo mjete për kryerjen e vjedhjeve). Pjesa tjetër u transportua drejtpërdrejt në Shqipëri, të gjitha të kryera nga palë të treta që udhëtonin duke përdorur linja tregtare ose transport privat.

Hetuesit besojnë se ‘koka e grupit’ mbetet ende në Shqipëri dhe banda nuk është çmontuar plotësisht, kurse hetimet mund të vijojnë në bashkëpunim edhe me Tiranën.

Etiketa: shqiptare ne spanjespanjë

Lajme të lidhura

Zhdukja e verës që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet kushëriri i tij, Eno Agasi
Aktualitet

Zhdukja e verës që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet kushëriri i tij, Eno Agasi

20:01 - 16/09/26
Hetimet ndaj Ballukut për vilën në jug të vendit! Alban Eftimi del nga SPAK pas 5 orësh
Aktualitet

Hetimet ndaj Ballukut për vilën në jug të vendit! Alban Eftimi del nga SPAK pas 5 orësh

19:53 - 16/09/26
Atentat me armë zjarri avokatit në Durrës, policia zbardh emrat e autorëve
Aktualitet

Atentat me armë zjarri avokatit në Durrës, policia zbardh emrat e autorëve

19:33 - 16/09/26
Para
Denoncimi i Berishës për Olsi Ramën, reagon SPAK: S’ka ardhur kallëzim nga Zaho Koka

Denoncimi i Berishës për Olsi Ramën, reagon SPAK: S’ka ardhur kallëzim nga Zaho Koka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milani e nis aventurën europiane me humbje ndaj Benficës
Sport

Milani e nis aventurën europiane me humbje ndaj Benficës

23:16 - 16/09/26

Ishte një natë që pritej me shumë entuziazëm nga tifozët kuqezi, por rikthimi i Milanit në arenën europiane pas një...

Lexo më shumë
Qytetarët marshojnë drejt bustit të Adem Jasharit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Liria ka emër

Qytetarët marshojnë drejt bustit të Adem Jasharit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Liria ka emër

23:00 - 16/09/26
“Nuk jeni vetëm”, protestuesit zbarkojnë te Blloku i Sigurisë ku mbahen qytetarët e ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi shqipet

“Nuk jeni vetëm”, protestuesit zbarkojnë te Blloku i Sigurisë ku mbahen qytetarët e ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi shqipet

22:08 - 16/09/26
Vazhdon protesta në Prishtinë/ Qindra qytetarë rrethojnë selinë e qeverisë, përplasen me kordonin policor

Vazhdon protesta në Prishtinë/ Qindra qytetarë rrethojnë selinë e qeverisë, përplasen me kordonin policor

20:53 - 16/09/26
“Duke shitur votën, shesim kombin”, Progni: Rama loboi për Gjykatën Speciale në Kosovë

“Duke shitur votën, shesim kombin”, Progni: Rama loboi për Gjykatën Speciale në Kosovë

20:41 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com