Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një operacion të iniciuar nga autoritetet italiane, për shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte Kokainë me automjete nga Amerika e Jugut për ta shitur në Itali dhe në shtete të Europës Qendrore.
Si rezultat në kuadër të këtij megaoperacioni janë vënë në pranga 12 shtetas dhe po hetohen 8 të tjerë.
Në Shqipëri, policia ka vënë në pranga me qëllim ekstradimin, 5 pjesëtarë të Grupit të identifikuar si; Igli Dervishi, Shkëlqim Pashja, Ervin Dema, Edmond Zhuja dhe Genti Berisha.
Më tej, si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë shqiptare, dhe shkëmbimit të tij me homologët spanjollë, u vu në pranga në Spanjë shtetasi shqiptar me precedent penal, Gerardo Pashja alias Astrit Pashja.
Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale.
“Këta shtetas akuzohen nga Gjykata e Breshias, Itali, se të organizuar si grup, kanë trafikuar lëndë narkotike Kokainë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore”, njofton policia.
Njoftimi i policisë
Policia e Shtetit pjesë e megaoperacionit policor, ndërkombëtar të koduar “ICARO.AL”.
Megaperacioni i iniciuar nga autoritetet italiane, për shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte Kokainë me automjete nga Amerika e Jugut për ta shitur në Itali dhe në shtete të Europës Qendrore.
Deri tani, në kuadër të këtij megaoperacioni janë vënë në pranga 12 shtetas dhe po hetohen 8 të tjerë.
Lokalizohen në Shqipëri dhe vihen në pranga, me qëllim ekstradimin, 5 shtetas shqiptarë, të akuzuar si pjesëtarë të grupit.
Më tej, informacioni i siguruar nga Policia shqiptare, mundësoi kapjen në Spanjë, të një tjetër pjesëtari të grupit, gjithashtu shtetas me precedent penal.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim për të njëjtën akuzë, 1 shtetas shqiptar, aktualisht në kërkim për vepra të tjera penale.
Në kuadër të megaoperacionit “ICARO.AL”, Strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, ato të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Tiranë, si dhe Guardia di Finanza, në bashkëpunim me SPAK-un, vunë në pranga shtetasit:
Igli Dervishi., 30 vjeç, banues në Elbasan;
Shkëlqim Pashja, 44 vjeç, banues në Elbasan;
Ervin Dema, 40 vjeç, banues në Elbasan;
Edmond Zhuja, 41 vjeç, banues në Shkodër;
Genti Berisha, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, falë informacionit të siguruar nga Policia shqiptare, është arrestuar në Spanjë një tjetër pjesëtar i grupit kriminal, Gerardo Pashja alias Astrit Pashja, 48 vjeç, me precedent penal.
Gjatë operacionit është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe për vepra të tjera penale. Policia po punon në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Sipas Gjykatës së Breshias në Itali, grupi kriminal ishte i organizuar për trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut duke përdorur automjete të modifikuara për fshehjen e drogës. Kokaina transportohej dhe shpërndahej më pas në qytete të Italisë dhe vende të tjera të Europës Qendrore.
Discussion about this post