Shoqja e Beatrixës ka komentuar raportin e kësaj të fundit me Donaldin. Sipas saj ata duken shumë mirë dhe shkojnë si çift, pavarësisht polemikave të krijuara kohët e fundit. “Është një temë që po flitet shumë të dy duken shumë mirë me njëri-tjetrin, edhe pse nuk e di historinë se çka ka ndodhur por unë ju uroj gjithë të mirat”, tha ajo.
Sakaq, Donaldi dhe Beatrixa së fundmi kanë pasur disa zënka me njëri-tjetrin por u pajtuan sërish. Theksojmë se, çifti ka marrë vazhdimisht vëmendje brenda shtëpisë së Big Brother, megjithatë nuk dihet se çka do të ndodh deri në fund të spektaklit se a do e vazhdojnë lidhjen e tyre.
Discussion about this post