GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacioni “Romanati”, si erdhi kokaina nga Ekuadori në Tiranë, policia: Janë arrestuar 3 persona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacioni “Romanati”, si erdhi kokaina nga Ekuadori në Tiranë, policia: Janë arrestuar 3 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka zbardhur operacionin “Romanati” të 119 kg kokainë që vinte nga Ekuadori.

Sipas policisë, disa persona ende të paidentifikuar kanë ndaluar në Romanat të Durrësit, një kamion që transportonte një kontenier të ngarkuar me banane nga porti i Durrësit, për një magazinë në Vaqarr.

Gjatë kontrollit në brendësi të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 119 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kontejneri ka kaluar tranzit në një port në Itali, ku autoritetet ligjzbatuese italiane kanë konstatuar mungesën e plumçes (vulës), për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë konstatuar mungesë të arkave me banane. Pas këtij konstatimi kanë mbyllur dhe riplumbosur kontejnerin, duke e shoqëruar me procesverbalin përkatës.  

Kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas veprimeve të zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të qytetit të Tiranës. 

Përgjatë rrugës nacionale Durrës – Tiranë, në vendin e quajtur Romanat, kamioni që transportonte kontejnerin është ndaluar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe kontejnerin me banane dhe më pas janë larguar me shpejtësi pas kontrollit të kontejnerit. Për këtë situatë, përfaqësuesit e firmës importuese të bananeve kanë njoftuar Policinë e Shtetit.

Në vijim të veprimeve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u bë ndalimi i shtetasve:

Hasan Salihu 63 vjeç dhe Gëzim Kalaja 31 vjeç,  banues në Tiranë, drejtues të  automjeteve të firmës.

Marson Murataj 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme import-eksporti me vendet e Amerikës Latine.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë ushtruar kontroll në kamionin që transportonte kontejnerin me lëndë narkotike.

Etiketa: KokaineKryesore1porti i Durresit

Lajme të lidhura

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Para
Gjon’s Tears fiton çmimin si “Vokali më i mirë” në faqen zyrtare të “Eurovision”

Gjon’s Tears fiton çmimin si “Vokali më i mirë” në faqen zyrtare të “Eurovision”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26

Një shtetas shqiptar 39-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në Orihuela Costa të Spanjës. Autor i dyshuar...

Lexo më shumë
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com