GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK kërkon dënimin e ish-shoferit të Ardi Veliut, bashkëshortja e tij: Jemi familje e rregullt

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK kërkon dënimin e ish-shoferit të Ardi Veliut, bashkëshortja e tij: Jemi familje e rregullt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u zhvillua këtë të mërkurë seanca gjyqësore ndaj ish-shoferit të Ardi Veliut, Sokol Idrizajt dhe familjes së tij.

SPAK, kërkoi dënimin e ish-shoferit të drejtorit të Policisë Ardi Veliu, bashkë me familjen e tij, gruan dhe dy vajzat, pasi e gjithë familja është vënë nën akuzë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Gjatë dëshmisë së tij në seancë, Idrizaj hodhi poshtë akuzat dhe theksoi se mediat kishin abuzuar me rastin, duke shpifur dhe baltosur emrin e tij dhe të familjes. Gjatë diskutimeve në sallën e gjyqit ai është shprehur se sipas tij rrobat e sjella nga vajza e tij janë konfirmuar nga vetë shteti francez që nuk janë të vjedhura.

Sakaq bashkëshortja e Idrizajt, Elda Idrizaj është shprehur se janë një familje e rregullt, dhe nuk kanë lidhje me grupet e strukturuara kriminale. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe dy vajzat e familjes, Egi dhe Bora Idrizaj, madje kjo e fundit ka deklaruar se nga kjo ngjarje ka mbetur pa punë.

Diskutimet:

Sokol Idrizaj: Edhe ne komunizëm nuk futej ne burg një familje e tërë, mediat kane abuzuar me rastin tim, me kane baltosur mua dhe familjen. Rrobat e sjell ura nga Franca nga vajza ime është konfirmuar nga vete shteti francez qe nuk janë te vjedhura. Edhe ne kohe te Enverit prokurori nuk dilte dot mbi gjyqtarin, un jetoj ne shtëpi me çatinë me llamarina ndërkohë qe akuzohemi për fshehje te ardhurash ne vlerën e miliona lekeve. 

Avokati i tij Ardian Visha tha se prokuroria ne mënyre te paprecedente dhe me zell ka ngritur akuzën për grup te strukturuar kriminal tek 4 anëtaret e një familjeje, burrë-grua dhe 2 vajzat.

Sipas tij Sokol Idrizaj ka 35 vite karriere ne polici dhe eshët i pajisur me certifikate sigurie. Kjo çështje është pompuar edhe mediatikisht vetëm se ai ka shërbyer si shofer i Ardi Veliut.

Gruaja e Sokolit, Elda Idrizaj: U bëra gjyshe ne burg, ne jemi familje e rregullt, vajza sillte rroba per ti shitur online me qellim per disa te ardhura me shume, na është shkaterruar jeta nga kjo histori, ç’lidhje kemi ne me grup te strukturuar kriminal.

Egi Idrizaj: Ta dija qe për një faqe online shitje do përfundoja këtu nuk do merresha, un kam djalin 1 vjeç prokuroria kërkon 10 vite burg.

Bora Idrizaj: Nga kjo histori kam ngelur pa pune, na është shkaktuar traume, jam vetëm 22 vjeç.

Pas diskutimit mes palëve Gjykata e Posaçme vendosi të shpallë vendimin më 31 janar për Sokol Idrizajn dhe familjes së tij.

Ish-shoferi i drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu, Sokol Idrizaj u arrestua bashkë me gruan e tij, si pasojë e një operacioni të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të së cilit u arrestuan 12 persona. Dyshohet se familja Idrizaj transportonte sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga Franca drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë.

Sipas hetimeve, këto grupe funksiononin që para vitit 2019. Po ashtu dyshohet se ata kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35.000 franga.

Etiketa: familjahetimetm arrestimishoferi i ardi veliut

Lajme të lidhura

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit
Aktualitet

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Para
Dhunuan Vladimir Bruçin për një vendparkim/ Detaje nga vetëdorëzimi i Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit

Dhunuan Vladimir Bruçin për një vendparkim/ Detaje nga vetëdorëzimi i Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me videot e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas italian i...

Lexo më shumë
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com