GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Pas gati dy vitesh lidhje, Princ Leka drejt martesës me fotografen e Bashës

20:57 - 25/01/25
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas gati dy vitesh lidhje, Princ Leka drejt martesës me fotografen e Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm pak ditë më parë, Princ Leka është dënuar nga Gjykata me 16 muaj shërbim prove për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia. Vendimi erdhi gati 1 vit më pas se pamjet e sherrit në atë që quhet Pallati Mbretëror të bëheshin publike.

Por duket se vetë trashëgimtari i kurorës, nuk është shqetësuar aspak nga këto lajme. Madje jo vetëm kaq, por ai tashmë ka vijuar me angazhimet publike, ku tashmë, rolin e shoqërueses së tij e ka marrë partnerja e re, Blerta Celibashi.

Burime pranë çiftit, bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar edhe gjyqi i fundit mes dy ish-bashkëshortëve, çifti është duke menduar për dasmën e tyre.

Ndryshe nga martesa e parë, me Elian, që në Tiranë mbërritën familje të shumta mbretërore, këtë herë me Blertën, ceremonia do të jetë më private, duke dashur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre vetëm pranë rrethit të ngushtë. Miqtë e dyshes bëjnë me dije se si Leka ashtu edhe Blerta janë shumë diskret për të folur për dasmën e tyre, ndonëse rrethi i ngushtë është njohur tashmë me detajet e para.

Prej disa muajsh, dyshja është duke bashkëjetuar dhe pranë kësaj marrëdhënie është edhe Geraldina, në kohën që ajo shpenzon me babain e saj. Tashmë hapi i radhës pritet që të jetë edhe celebrimi i çiftit, duke përmbyllur kështu me kurorëzim, një histori dashurie gati 2 vjeçare. Historia që disa muaj më parë jetohej në fshehtësi të plotë, tashmë është bërë më se publike dhe Leka shoqërohet kudo nga Blerta, madje edhe në eventet publike ku është i ftuar.

Princi ka publikuar në rrjetet sociale disa foto krah Blertës nga Lushnja, ku ata kanë marrë pjesë në një ceremoni në kuadër të 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Në një nga fotot e publikuara nga vetë Leka, fotografja shihet teksa e shoqëron partnerin e saj në takimet me qytetarë e pjesëmarrës në këtë event, duke i mbajtur çadrën për shkak të reshjeve të shiut.

Në të njëjtën ditë që u publikuar fotot, gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove.

Princ Leka u dënua për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Zaharia. Togat e zeza dënuan me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elia Zaharisë, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Ndërsa u vendos pafajësia për Elia Zaharinë për akuzën e dhunës në familje, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

 

Lajme të lidhura

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni
Aktualitet

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Para
Samanta Karavella shtatzënë për herë të parë, zbulon edhe partnerin ‘sekret’/ FOTO

Samanta Karavella shtatzënë për herë të parë, zbulon edhe partnerin ‘sekret’/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë
Aktualitet

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

20:24 - 02/02/26

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël. Bëhet...

Lexo më shumë
Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

20:21 - 02/02/26
Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

20:00 - 02/02/26
Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes

19:19 - 02/02/26
Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel

Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel

19:06 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com