Një aksident i rëndë është regjistruar në Lezhë, në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, ku një furgon ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.
Aksidenti u shënua pranë kryqëzimit të Dajçit, po ashtu një tjetër njollë aksidentesh në Lezhë.
Drejtuesi i motorit është identifikuar si Llesh Kola, dhe u dërgua me urgjencë në spital. Paraprakisht dyshohet se furgoni i ka prerë rrugën motorit duke shkaktuar edhe aksidentin me plagosje të rëndë.
Discussion about this post