GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kompania e inceneratorit të Tiranës gllabëroi miliarda lekë në vitin 2024

09:48 - 27/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi: 15 hektarë tokë u zaptua nga mafia e inceneratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania “Integrated Energy BV SPV”, përgjatë vitit 2024, ka marrë pagesa nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave 1,53 miliardë lekë ose 21 për qind më shumë se plani për këtë projekt.

Sipas tabelave të publikuara nga “Monitor”, në buxhetin e vitit 2024 planifikohej që pagesat për ndërtimin e landfillit të Tiranës të arrinin në 1.27 miliardë lekë, por të dhënat e Open Data Albania tregojnë se janë paguar nga 1 janari-31 dhjetor të 2024 më shumë se 1,53 miliardë lekë ose 2.7 milionë euro më shumë seç ishte planifikuar.

Sipas të dhënave, deri në shtator u paguan 1 miliard lekë, ndërsa vetëm në tre muajt e fundit të vitit 2024 u paguan më shumë se 500 milionë lekë.

Më tej të dhënat e paraqitura në Open Data Albania në ditën e fundit të vitit 2024 Thesari ka çelur 76 milionë lekë ose 767 mijë euro ndaj “Integrated”.

Të dhënat mbi faturat e pagesave tregojnë se fondet kanë shkuar për depozitim mbetjesh ndaj Bashkive të Durrësit, Kavajës, Vorës, Kamzës, ndërsa në përshkrimin e faturave të Bashkisë Tiranë është edhe ndërtimi i inceneratorit.

Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e inceneratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar.

Kështu, kompania e inceneratorit vijon të marrë miliarda lekë apo miliona euro nga taksapaguesit shqiptarë për një vepër që nuk ekziston dhe që është kthyer në një mal me plehra.

Afera e inceneratorit të Tiranës po hetohet nga SPA, ku po hetohen zyrtarët e përfshirë dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që sipas Prokurorisë rezulton se janë kryer 4 vepra penale, korrupsion pasiv, korrupsion aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Për këtë aferë janë arrestuar me dhjetëra zyrtarë, drejtorë të përfshirë në atë që është quajtur skandali i shekullit apo vjedhja e shekullit.

Kompania e inceneratorit të Tiranës gllabëroi miliarda lekë

Kompania e inceneratorit të Tiranës gllabëroi miliarda lekë

Etiketa: inceneratori tiuranesKryesore1pagesa

Lajme të lidhura

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Para
VIDEO/ PD: Si mashtron Benet Beci me rrugën Shëngjin–Velipojë

Në Shkodër, administrata është nën trysni për votat e kushërinjve në emigracion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

Lexo më shumë
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com