GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gara për drejtorin e RTSH/ Reagon Ina Zhupa: Çmenduri, shpiken rregulla që nuk ekzistojnë!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara për drejtorin e RTSH/ Reagon Ina Zhupa: Çmenduri, shpiken rregulla që nuk ekzistojnë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa e ka konsideruar si të paligjshme vendimet e marra ditën e sotme nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, në lidhje me procesin për përzgjedhjen e drejtorit të këtij institucioni.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa e konsideron si çmenduri skualifikimin e kandidatëve dhe kalimin në fazën e dëgjimit vetëm të Aurora Polos dhe Jetmir Shpuzës.

Sipas Zhupës, kandidatët e skualifikuar i plotësonin kriteret dhe se në ligj nuk egziston asnjë rregull që të ketë votim të fshehtë për t’i skualifikuar nga gara, por ky rregull është një shpikje e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ajpo thotë se nga gara skualifikohen vetëm kandidatët që nuk plotësojnë kriteret.

“Nëse rryma brenda Këshillit kanë frikë nga vota e fshehtë gjatë garës dhe nxjerrin metoda skualifikuese extraligjore ky është problem serioz për garën dhe ligjshmërinë e RTSH!” – shkruan deputetja.

Reagimi

Çmenduria e Këshillit Drejtues së RTSH, skualifikon nga gara kandidatët që plotësojnë kriteret!

Këshilli Drejtues shpik rregulla që nuk ekzistojnë, skualifikon 8 kandidat që plotësojnë çdo kriter ligjor duke shkelur ligjin.

Nuk ekziston në ligj votim për tu futur apo jo në votim!!! Thjesht garë dhe votim për të zgjedhur drejtorin mes atyre që plotësojnë kriteret ligjore!

Ku e kanë gjetur në ligj metodën e skualifikimit kur plotëson kriteret ligjore? Skualifikimi eshte kur nuk plotëson kriteret, ndryshe je në garë.

Me vendim antiligjor skualifikohen:

Laureta Roshi
Kliton Rama
Floriana Paskali
Eni Vasili
Harilla Koçi
Enrik Mehmeti
Flamur Buçpapaj
Ermal Hoxha

Të 8 duhet të jenë në garë sipas ligjit bashkë me dyshen Polo- Shpuza që kaluan “votimin”.

Çdo anëtar i Këshillit në të drejtën e vet mund të votoj një kandidat kë preferon sipas platformës dhe aftësive por ska asnjë të drejtë skualifikuese nga gara kur plotësohen kriteret ligjore. Thjesht mos e voto per drejtor!

Ligji i njeh të drejtën e zgjedhjes me votë të fituesit, jo të skualifikimit me votë të atyre që plotësojnë kriteret ligjore.

Fjala bie, si mund të skualifikosh nga gara Eni Vasilin? Çfarë kriteri ligjor nuk plotëson? Marr Enin se është figurë më e njohur publike, por secili nga 8 të skualifikuarit vlen e njëjta llogjikë.

Nëse rryma brenda Këshillit kanë frikë nga vota e fshehtë gjatë garës dhe nxjerrin metoda skualifikuese extraligjore ky është problem serioz për garën dhe ligjshmërinë e RTSH!

Etiketa: drejtorRTSHZhupa

Lajme të lidhura

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit
Breaking Views

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26
Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin
Aktualitet

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur
Aktualitet

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Para
Gjesti “molla e sherrit”, debat mes Rozanës dhe Eglit: Je xheloze?

Gjesti “molla e sherrit”, debat mes Rozanës dhe Eglit: Je xheloze?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit
Breaking Views

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26

 Një emigrant dibran me banim në Itali ka lëshuar akuza të ashpra ndaj klasës politike shqiptare, duke iu drejtuar edhe...

Lexo më shumë
Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

20:07 - 04/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com