Teksa na ndajnë vetëm disa orë nga 2022, janë gjashtë ngjarje të rëndësishme në botë që pritën në vitin e ardhshëm.
Lojërat Olimpike të Pekinit
Elita botërore e sporteve dimërore ka një datë në Lojërat Olimpike të Pekinit nga 4 deri në 20 shkurt, për të cilat Kina ka zbatuar masat drastike, padyshim më të ashprat që janë vendosur për një ngjarje të madhe sportive që nga fillimi i pandemisë.
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të vaksinohen ose të karantinohen për 21 ditë. Vetëm njerëzit që jetojnë në Kinë kanë mundur të blejnë bileta. Kërcënimet për bojkot, të lidhura me çështjen e të drejtave të njeriut në vend, si dhe me rastin e tenisit Peng Shui, shoqërojnë këto Olimpiada.
Rikthehen karnavalet në Rio…
Karnavalet e Rio de Zhaneiros po përgatiten për rikthimin e madh, nga 25 shkurti deri më 1 mars, pas një pezullimi dyvjeçar për shkak të pandemisë. Kryebashkiaku i qytetit, Eduardo Paes, siguroi se nuk do të vendosë asnjë rregull për distancimin fizik apo përdorimin e maskës, falë ecurisë së operacionit të vaksinimit në këtë vend, pasi 60% e brazilianëve tashmë janë vaksinuar në dy dozat.
Festivali i Glastonbury
Festivali legjendar i Muzikës Britanike Glastonbury është planifikuar për 22-26 qershor, për herë të parë që nga viti 2019. Covid ndërpreu ditëlindjen e 50-të të festivalit në 2020. Edicioni i tij i vitit 2021, i cili shiti 135,000 bileta, gjithashtu u anulua.
Kurorëzimi i Xi Ping
Xi Ping shpesh përshkruhet si lideri më i fuqishëm në Kinë që nga Mao. Në vjeshtë, ai do të zgjidhet për një mandat të tretë si lider i partisë dhe rrjedhimisht i vendit nga Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste Kineze. Që kur u bë kreu i shtetit, lideri 68-vjeçar ka përqendruar pushtetin në duart e tij, kryesisht duke ndryshuar kushtetutën për ta lejuar atë të qëndrojë në detyrë përtej kufirit prej dy mandatesh.
Zgjedhjet vendimtare për Biden
Partia Republikane do të përpiqet të rimarrë kontrollin e dy dhomave të Kongresit amerikan në zgjedhjet afatmesme që do të mbahen më 8 nëntor.
Më pak se një vit para këtyre zgjedhjeve, të cilat tradicionalisht janë të ndjeshme ndaj partisë në pushtet, demokratët po shfaqin një zhurmë, pas një disfate dërrmuese në zgjedhjet e guvernatorit të Virxhinias dhe një fitore dërrmuese, diferencë më pak se sa pritej në Neë Jersey. E gjithë kjo në sfondin e rënies së popullaritetit të Presidentit Joe Biden. Kevin McCarthy, kreu i opozitës në Dhomën e Përfaqësuesve, parashikon një valë republikane dhe vë bast se partia e tij do të fitojë 60 vende shtesë, nga 213 që ka sot (krahasuar me 221 për demokratët).
Një Kupë Bote në shkretëtirë
Katari do të presë Kupën e parë Botërore në Lindjen e Mesme nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, duke shpresuar të ndryshojë imazhin e diskutueshëm të këtij emirati të vogël, por të pasur të Gjirit, që ka investuar miliarda në sport.
Doha është përballur me akuza për blerje votash që kur u zgjodh në vitin 2010 për të pritur Kupën e Botës dhe është kritikuar për mënyrën se si i ka trajtuar punëtorët emigrantë, veçanërisht ata që ndërtuan stadiumet e Kupës së Botës.
Do të jetë gjithashtu hera e parë që Kupa e Botës do të mbahet në vjeshtë për të shmangur vapën mbytëse të verës në Katar.
Discussion about this post