GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Ahmetaj u vërtetoi shqiptarëve vjedhjet e qeverisë

14:11 - 28/01/25
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha reagon pas shpalljes se shtetit bektashi nga Kryeministri: Akt antikushtetues!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp u ndal tek deklaratat e Arben Ahmetaj, të cilat sipas tij iu dëshmuan shqiptarëve se vjedhjet e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut i kalojnë dy herë dëmet e tërmetit të 2019-ës. Sipas Berishës, Ahmetaj u tregua i guximshëm në deklaratat që dha, duke shtuar se atij i rrezikohet jeta në Zvicër, ku edhe ndodhet në azil.

Sipas Berishës, janë dërguar ekipe për të studiuar me hollësi gjithçka rreth Ahmetajt.

“Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të narkoshtetit, mediave të kontrolluara prej tij, që censurojnë intervistën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, theksoj se kjo intervistë është ndër më të jashtëzakonshmet në historinë e një shteti.
Për vërtetësinë, ose faktimin e vërtetësisë të akuzave të opozitës ndaj Edi Ramës, dhe vërtetësisë së madhe me dokumente, faktimin nga ish-bashkëpunëtori më i ngushtë, numri dy për vite të tëra i qeverisë shqiptare, tashmë i përndjekur, azilant në Zvicër, Arben Ahmetaj.
Arben Ahmetaj iu faktoi shqiptarëve edhe njëherë se Edi Rama nuk është kryeministër, por është bosi, padrinoja, kryetari i një organizate të mirëfilltë kriminale.
Dhe kudo që shkon, ai shkon dhe udhëton jo si kryeministri i Shqipërisë, por si kreu i një organizate kriminale, më e rrezikshmja në historinë e këtij vendit, të rajonit dhe Europës.
Arben Ahmetaj, edhe njëherë zhveshi dje lakuriq Edi Ramën si arkitekti i krimit më të madh që mund të ketë ndodhur në historinë e vendit, kanabizimit të Shqipërisë.
Dhe se në mbledhjen e qeverisë, kjo strategji u kundërshtua nga ai dhe 4 kolegë ministra. Mirëpo Edi Rama ishte i pandalshëm, erdhi nga krimi dhe vetëm krim mund të mbillte në këtë vend.
Arben Ahmetaj faktoi, ose u tregoi shqiptarëve se pse Erion Veliaj qarkullon i lirë pasi ka firmosur djegësin jo për Shkodrën apo për Vlorën, por djegësin e Tiranës, ku është vetë kryetar bashkie.
Ai, njeriu me njohuri të plota për këtë afër, Erion Veliaj djegësin e ka firmosur me urdhër dhe presion të fortë të Edi Ramës, duke pohuar se këta të dy janë pronarë të vërtetë të një objekti që ka kushtuar 130 milionë euro dhe që nuk ekziston as në themele.
Dhe që kanë bërë përgjegjës për këtë Taulant Tushën dhe një Simixhiu, në mënyrën më qesharake dhe më amorale, dhe kanë lëshuar mandat arresti për Arben Ahmetajn që e ka kundërshtuar atë. Pesë herë ka qenë kundër tij dhe me Arben Ahmetaj zgjodhi Edi Rama të mbulojë krimin e tij të shëmtuar dhe vjedhjen e madhe me djegësat, vjedhje e cila është unike në të gjithë historinë e këtij shteti dhe këtij vendi.
Vjedhje e cila mbulohet në mënyrën më kriminale nga Altin Lala dhe organizata tjetër kriminale e Skrapit.
Jashtë çdo lloj standardi, jashtë çdo lloj kriteri, ligji apo praktike.
Arben Ahmetaj me një guxim të madh qytetar, nën presione të jashtëzakonshme të bandave nga zyrat e narkoshtetit tek burgjet e tij, u dëshmoi shqiptarëve se vjedhjet e Ramës me Belinda Ballukun vetëm me disa nga objektet, tejkalojnë dy herë dëmet e tërmetit që kaloi.
Se Edi Rama dhe Belinda Balluku i kanë trajtuar sikur të ishin private 12 miliardë euro në punëra publike që nuk kushtojnë as një të dhjetën e çmimit të tyre”, tha Berisha.

 

 

Kreu i PD shtoi se Ahmetaj ishte dëshmitar i pazarit në të cilin Rama-Balluku morën 50 milionë euro, duke i diktuar kompanisë turke se çfarë oferte do paraqiste.

“Jeta e shfrenuar e luksit u denoncua me fakte konkrete.
10 mijë euro të paguara nga ata të cilët i kanë ndërtuar pallatin në pajë këtij krimineli, të paguara në hotelet më të kushtueshme të Bolzanos, me emër, ku shkonte për detoksikim.
Këput kokainë ky dhe pastaj shkon të shpëtojë trupin atje.
A ka krim më të shëmtuar se ky?
Nuk janë vetëm këto. 17 çartera i ka paguar Edi Ramës një oligark për udhëtimet e tij.
Ne kemi denoncuar se vetëm me Ismailin e tij në Air Albania, në 140 udhëtime ka shpenzuar 21 milionë euro.
Arben Ahmetaj tregoi bilancet e kompanisë, për të cilën ky thoshte se më del më lirë, por në fakt Ismaili i tij i bëri gropën kompanisë, e falimentoi.
Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar para jush vjedhjen e tmerrshme me tunelin e Llogarasë.
Arben Ahmetaj ishte dëshmitar i pazarit në të cilin Rama-Balluku morën 50 milionë euro, duke i diktuar kompanisë turke se çfarë oferte do paraqiste dhe duke i thënë po aty, se ky këtu, ishte fjala për Gjokën, do ta japësh për 130 milionë euro. 50 milionë euro më lirë se sa ç’paguajnë taksapaguesit.
Ky është një rast super flagrant vjedhje e 5B, sepse Arben Ahmetaj futi një terminologji tjetër, 5B.
Jo më kot e kam quajtur unë Lubi Balluku se ajo përbën një hajdute të pandalshme me një etje të pashuar për të vjedhur në çdo gjë.
Nuk harroj kurrë kur si drejtore e Albkontrolit shpenzoi 220 mijë euro për zyrën e vet.
Një simbol i urryer i asaj që një grua nuk duhet të jetë kurrë. Kurrë.
Natyrisht kur vetë hap shishe 33 mijë eurosh, kur shkon në qendra detoksikimi 10 mijë euro java si person me bashkëshorten, kur shpenzon 20 milionë euro me avion taksi, kur blen një vazo 5 milionë euro sikur të ishe sheik apo sulltan, të sëmurët nuk hyjnë kund në radarin tënd, nuk mund të kesh ndjenja ti. Je aq i pashpirt. Unë nuk dua të shkoj më tutje në këtë, por Edi Rama me qëndrimin që ka mbajtur ndaj të sëmurëve në Spitalin Onkologjik ka treguar ligësinë personale më ekstreme. Që kurrë një njeri normal nuk mund ta tregonte”, tha ai.

Etiketa: Ahmetajberishadeklarate

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Pas kërkesës së Trump, Google Maps do t’i ndryshojë emrat e dy vendeve në SHBA

Pas kërkesës së Trump, Google Maps do t’i ndryshojë emrat e dy vendeve në SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com