GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Nënshtrimi ndaj së keqes

11:02 - 29/01/25
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Ahmetaj: Rama më kërkoi që borxhin 1 miliardë dollarë t’ia kaloja mikut të tij izraelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ermal Mulosmani

Ajo që më habit më së shumti nga intervistat e Ahmetajt, është tallja e njerëzve me to, relativizimi i së keqes. Nuk ka rëndësi çfarë thotë, kë akuzon, provat që ka, asgjë nga këto. Njerëzit e shohin vetëm si ish -Kryehajdut. Po more po, kryehajdut dhe me famë ka qenë edhe kur të njëjtin, Kryetari i Organizatës e bënte Ministër Finance, Ministër Ekonomie, Ministër Rindërtimi, Zëvendës Kryeministër dhe 4 mandate deputet.

Arben Ahmetaj është Ministri më jetëgjatë Shqipëri, 3 vjet Ministër Financash, 2 vjet e 5 muaj Ministër i Ekonomisë, 2 vjet e tetë muaj Ministër i Rindërtimit. Duke qenë Ministër i Rindërtimit është emëruar edhe Zv/Kryeministër për 10 muaj. Pra, qysh në 2013-ën e deri në 2022-shin i ka 9 vjet pa ndërprerje Ministër! Dhe Ministër i rëndësishëm, më i besuari i Organizatës. Askush tjetër nuk ka qenë kaq jetëgjatë! Dhe arsyeja e jetëgjatësisë në Organizata kryesisht është besnikëria. Arben Ahmetaj edhe kur gjithë Shqipëria e përfliste si Kryehajdut dhe Tigër për thashethemet rozë, ngrihej në detyrë nga Shefi i Organizatës. Edhe ai i dinte me siguri thashethemet. E megjithatë ylli i Tigrit ndriçonte gjithnjë e më fort. Më i afërt se Ahmetaj, për 10 vite, mund të ketë qenë vetëm gruaja e Shefit.

Tani kjo është e vetmja cilësi e vlefshme që i ka mbetur: Ai është dëshmitari më i besueshëm që mbërrin nga Kupola. Ai foli mbrëmë me emra. Ja cilët emra tha:

Kush është maja e korrupsionit? Është Shefi i Organizatës, Kapoja, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Çdo gjë në Shqipëri është në këmbët e tij. Nuk ka Parti, nuk ka ligje, VKM, rregulla, ka vetëm vullnet të Shefit të Organizatës. Shteti është mekanizmi për të çuar përpara vullnetin e tij.

Kur Ahmetaj tha që “Mua mu kërkua të autorizoj një izraelit për borxhin e jashtëm” dhe i thashë Shefit që “nuk e lejon ligji”, Kryeshefi u përgjigj: “E ndryshojmë ligjin”. Kjo mendësi, sipas së cilës vullneti i Kapos është mbi ligjin dhe rregullat, është tipike mafioze.

Ahmetaj e tha që kanabizimi i Shqipërisë në 2016-ën ishte vullneti i Kapos. 5 Ministra- tha Ahmetaj- e kanë kundërshtuar kanabizimin e Shqipërisë. Kanabizimi është diskutuar si fenomen në vitin 2016 dhe ka qenë vullnet absolut i Kapos në emër të një egoje ekonomike! Pra, Kryeminsitri ka vendosur të mbyllë një sy për ca kohë. Le të mbillet ca kanabis për ca kohë, le të vriten ca trafikantë, le të shpërthejë krimi. Kjo veç do të forcojë Kapon e gjithë Kapove.

Ahmetaj e akuzoi Kapon se shfrytëzon AKSHI-n si Kopsht privat të tij, ku njerëz të afërt me familjen, bëjnë çka u don qejfi. AKSHI (Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit). Sipas dëshmitarit, baxhanaku i Kryeministrit, Armand Frangu në bashkëpunim me kompaninë të tjera të lidhura me të si ABC e Gerond Meçes kanë përfituar miliona euro nga tenderat sekrete të AKSHI-t. Është fakt që Armand Frangu dhe Gerond Meçe kanë qenë ortakë në vitin 2012. Aso kohe, Gerond Meçe ia shiti baxhanakut të Kapos kuotat e tij prej 49% të komanisë, për një shumë pre 40 centeuro. (49 lekë). Akuzat e përfitimeve të miliona Eurove nga baxhanaku i Kryeministrit kanë qenë të vazhdueshme nga Opozita por kur bëhen nga një njeri shumë i afërt i Kryeministrit, akuza bëhet shumë seroize.

Ahmetaj tha që kur Berisha e akuzoi se “Ti po emërohesh si Ministër i Financave sepse do japësh me koncension TVSH-në” ai nuk e besonte. Por pastaj pranoi që Kapo e kishte konkretisht dhënien e koncensionit të TVSH-së dhe kishte edhe emër konkret për këtë gjë. “Emër konkret, Si gjithmonë, në të gjitha”. Projekti i TVSH-së ka ardhë konkret, dëmtonte drejtpërsëdrejti sigurinë fiskale, sigurinë financiare, sigurinë kombëtare.

Pra, Ahmetaj e dha emrin kryesor. Është Kapo i të gjithë Kapove. Nuk po i hyj këtu akuzave për Ballukun pasi është si të akuzosh Mehmet Shehun për kohën e Enver Hoxhës. As atyre për SPAK-un si instrument në duart e Kapos. Sistemet mafioze nuk kanë numër 2 e as kundërshtarë të brendshëm, ata ekzistojnë në fantazinë e njerëzve.

Nr 2 njëherë ishte Ahmetaj, një herë, Tahiri, Veliaj e tani Balluku. Është çështje kohe. Këto sisteme kanë vetëm një emër: Kapo. Problemi që më lindi pas intervistës është reagimi i publikut. Kryesisht akuza ndaj akuzuesit, nënqeshje, pranim, nënshtrim, konformizëm. Kjo ishte fatkeqësia e kësaj interviste jo intervista në vetvete. Përpjekja për të gjetur nuancat ku goditen aksh kundërshtar dhe jo ku është koka e bishës më bënë të besoj se Kapo i ka punët në rregull.

/Marrë nga “FB” i autorit/

Etiketa: Arben AhmetajEdi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Veliaj drejt fundosjes? Reagon SPAK: Ja 4 veprat penale që rëndojnë mbi kryebashkiakun

Furtunë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com