GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisioni i Medias kërkon ndërprerjen e garës për drejtorin e RTSH

12:41 - 29/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioni i Medias kërkon ndërprerjen e garës për drejtorin e RTSH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Medias kërkon ndërprerjen e garës për drejtorin e RTSH. Anëtarët e opozitës dhe të mazhorancës u bënë bashkë në këtë paralajmërim dhe miratuan një shkresë drejtuar këtij këshilli, ku i kërkohet të ndërpresë procesin e përzgjedhjes me argumentin se po ndiqen procedura jashtëligjore dhe i kërkuan paraqitjen urgjente të enjten para komisionit për të dhënë llogari.

“Nëse nuk ndërpritet procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri të fillojmë procedurat për shkarkimin e anëtarëve të këshillit”– tha kryetarja opozitare e komisionit Ina Zhupa duke shtuar se “ne i emërojmë i zgjedhim dhe ne mund t’i shkarkojmë”.

Sipas saj ky është paralajmërim që mund të bëjë çdo institucion që ka në mbikëqyrje një institucion tjetër.

“Çdo shkelje e ligjit ka pasoja”-sugjeroi ajo, duke e cilësuar procedurëne skualifikimit të kandidatëve në garë për drejtor të përgjithshëm të RTSH si “ekstraligjore”.

Propozimi i Zhupës u mbështet dhe nga nënkryetarja socialiste Evis Kushi.

“Ne si mazhorancë jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo hap që na lejon ligji për ta kthyer këtë situatë në normalitet”- tha ajo.

Zhupa dhe Kushi kishin paralajmëruar qëndrimin e tyre zyrtar që të martën, pas një vendimi të Këshillit Drejtues ku me shumicë votash u skualifikuan nga gara 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësonin kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.

Gjatë votimit të së hënës në këshill u skualifikuan nga gara kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.

Votimi u cilësua një procedurë e paligjshme edhe nga kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo , i cili paralajmëroi ankimin e tij në organet e drejtësisë.

“Janë shkelur kriteret e përcaktuara në ligj, duke skualifikuar nga gara gazetarë dhe duke lënë në garë një kandidate si Aurora Polo, e cila është inxhiniere me profesion,” – i tha ai BIRN-it duke shtuar se kandidatët u skualifikuan pa u dhënë mundësia të paraqesin platformat e tyre para këshillit.

Edhe drejtori i mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza kaloi një proces përzgjedhjeje të kontestuar, pasi kishte një karrierë të gjatë politike pranë Partisë Socialiste. Peza dha dorëheqjen nga detyra në qershor të vitit që shkoi, ndërsa po përballej me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën.

Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga parlamenti me një formulë ku dy partitë kryesore përzgjedhin kandidatët e tyre të preferuar./BIRN

Etiketa: KomisioninderprerjeRTSH

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Para
Zbardhet ngjarja e rëndë: Ja çfarë i ndodhi avokatit Gjovalin Ulndreaj në sallën e gjyqit

Zbardhet ngjarja e rëndë: Ja çfarë i ndodhi avokatit Gjovalin Ulndreaj në sallën e gjyqit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25

Milani është mposhtur nga Napoli në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Italisë me rezultatin 2-0. Takimi i luajtur në...

Lexo më shumë
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

20:37 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com