GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rënia e arsimit/ Berisha: “5D-ja e famshme e Veliajt rrënon shkolla për të plaçkitur fonde kolosale

18:19 - 29/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rënia e arsimit/ Berisha: “5D-ja e famshme e Veliajt  rrënon shkolla për të plaçkitur fonde kolosale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalës në prezantimin e programit të qeverisjes së PD 2025-2029 për Arsimin, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te revolucioni i shpejtë në teknologji dhe inteligjencën artificiale.

Berisha, theksoi se “5D-ja” rrënon shkollat e pacënuara dhe të padëmtuara për të plaçkitur fonde kolosale.

Sipas Berishë, në Shqipëri vazhdojnë ende shkollat me turne, ndërsa u hap një shkollë drejtorësh, e cila u kthye në shkollë partie. Për kreun e PD-së, portali një mësues për Shqipërinë, u kthye në një portalin, një militant për partinë.

Pjesë nga fjala:

Sot, ne jemi në kohën ku nuk mund të flitet më për epoka, se teknologjia mund të thuhet tani që, koha e saj është e rrufeshme. Dy vitet e fundit kanë sjellë në skenë zhvillime të atilla të transformimit teknologjik që mendja nuk i imagjinonte dot.

Tri javët e fundit janë karakterizuar nga zhvillime mahnitëse. Inteligjenca Artificiale e dy viteve të fundit, e cila për hir të së vërtetës ishte një mahni e madhe, tri javë e fundit me ‘deep seek’ ka transformuar krejtësisht këtë shtyllë kryesore të transformimit teknologjik.

Deep Seek, sipas autorit e realizoi gjithësejt me 6.6 milionë, dhe presidenti Donald Trump e përshëndeti, pavarësisht nga konkurrenca, pavarësisht nga akti, të cilin e lëshuan ditën e inagurimit të tij, por ai, i angazhuar shumë në zhvillimin e këtij dimensioni të jashtëzakonshëm, me një fjalim të veçantë e përshëndeti atë si një zhvillim që i shërben njerëzimit, konkurrencë në këtë fushë.

Pse u ndala këtu?

U ndala këtu, sepse pavarësisht shkallës se ku ka rënë arsimi ynë sot, pavarësisht involucionit të tij të turpshëm, pse them involucion?

Në vitin 2013, sistemi arsimor shqiptar kishte internet në çdo shkollë dhe në total 25.300 kompjuterë. Ato u zhdukën. 90% e tyre u zhdukën nga shkollat. U vodh shkolla. Imagjinoni ju, se sa goditje e tmerrshme ishte, edhe morale, por edhe materiale. U vodhën laboratorët, u vodh shkolla. Dhe tani që, kanë filluar t’i blejnë, i marrin bazuar në një vjedhje të tmerrshme. 10-fishi i çmimit të kompjuterit.

Kompania e afërt me Edi Ramën, ngjitur me të, e familjes së tij, me fatura tatimor importon kompjuter me 10-fishin e çmimit që ka në treg.

Në Tiranë, vazhdojnë turnet e dyta, sepse 5D-ja e famshme rrënon shkolla të pacënuara fare nga tërmeti, siç ishte Sami Frashëri, për të plaçkitur fonde kolosale, paçka se nxënësit pastaj mbeteshin me dy turne. Dhe Edi Rama recitonte Erion Veliajn sot, apo dje me një kohë kur turnet e dyta vazhdojnë, në një kohë kur rrënojnë shkolla të padëmtuara nga tërmeti. Ndërtimin e tyre e shndërruan në biznes për veten.

Krijuan shkollën e drejtorëve, shkollë partie. Qëllimi i saj ishte, të kualifikonte drejtorë shkollash sipas një modeli. Po ku shkon këtu modeli i Izraelit? Në narkoshtet shkon vetëm modeli i narkosit. Degraduan trupat arsimore. Portali, një mësues për Shqipërinë, një militant për partinë.

Kjo është e vërteta, ndaj dhe arsimi u rrokullis.

Arsimi është procesi më i vështirë, më serioz për t’u ndërtuar.

Ku e filluam ne? Nuk mund të them se e filluam, ama në vitin 2005 kishte gjithësej 3.2% të shqiptarëve me diplomë të lartë, në një kohë kur kishte vende me 32%, në një kohë kur BE ishte me 23% mesataren e vet.

Ne hapëm dyert, ata ftuan politikën e dyerve të hapura. Politikë kjo,e  adaptuar nga vendet e lira prej shumë e shumë dekadash. Diktaturat e kishin frikë shkollën e lartë, dhe e përdornin si privilegj. Vendet e lira, e shihnin si një mundësi, si një oportunitet për të gjithë ata që dëshironin të shkolloheshin.

I vunë kufizimit, vunë mesataren si një satër, duke përjashtuar absolutisht 95% të të gjithë fëmijëve të zonave verilindore-juglindore të vendit, sepse shkollat e mesme të tyre ishin larg shkollave të mesme të Tiranës dhe të qyteteve, në shumë aspekte.

Etiketa: arsimberishaKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person

Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com