GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U harxhuan miliona për rikonstruksion, shtëpisë muze të Fishtës i del pronari…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U harxhuan miliona për rikonstruksion, shtëpisë muze të Fishtës i del pronari…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Gjurmë Fishtiane” parashikonte të lidhte në një itinerar shtëpinë e lindjes së Fishtës dhe atë ku jetoi, do kalonte buzë liqenit në livadhet fishtiane.

Projekti i prezantuar me pompozitet, dëshmon keqpërdorimin e një fondi prej 93 mln lekësh, me financues Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ndërhyrja shkatërroi përgjithmonë një trashëgimi të ruajtur edhe në kohët më të errëta të monizmit.

Kjo është shtëpia ku ka jetuar Gjergj Fishta, e cila u rikonstruktua në vitin 2020. Rikonstruksioni kushtoi 5.7 mln lekë. Por, shtëpia muze qëndroi hapur vetëm disa ditë. Ajo mbylli dyert pasi Ministria e Kulturës që është administratorja e saj, nuk gjeti gjuhën e përbashkët me pronarët e shtëpisë. Është e paqartë se si qeveria investoi miliona lekë pa zgjidhur më parë çështjen e pronësisë.

‘Ministritë shpeshherë janë institucione që dikush i rrëmben, një dorë që nuk shihet dhe i kontrollon, i menaxhon dhe abuzon me to’.

‘Nga ky investim përfituan zona që ishin qendra dhe jugu dhe zonat veriore po themi nga Lezha, nuk patën mundësi pasi kanë probleme me pronësinë mbi tokën dhe mbi objektin, dhe kjo mangësi ligjore nuk u jep mundësi të përfitojnë nga ky status qoftë me fonde, qoftë me të ardhura që do të sigurojnë nga lehtësitë fiskale’ u shpreh Zak Topuzi, Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Furizëm

Rrënimi i vërtetë i trashëgimisë ka ndodhur në zonën ku ka qenë shtëpia e lindjes së Fishtës…Siç edhe dëshmohet nga fotoja që shihni, kjo është shtëpia e lindjes së Fishtës, ndërsa kjo është kulla- memorial e ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

E projektuar nga drejtoria e Trashëgimisë Kulturore të Shkodrës dhe dy kompani private, ndërhyrja që ka kushtuar 93 mln lekë ngjan më tepër me një kabinë elektrike se sa me shtëpinë origjinale të Fishtës. Probleme ka edhe materialin e përdorur për ndërtimin e saj, pasi është veshur me pllaka guri dhe nuk është përdorur guri tradicional i zonës.

Më absurdja është se rrënojat e vjetra të kësaj shtëpie, që kanë ardhur që nga vitet 1870 u zhdukën përfundimisht në vitin 2023 kur në vend të tyre u ndërtua kjo rezidencë luksoze për artistët.

‘Gjithë ajo ide e bukur përfundoi me një ndërtim që është jashtë çdo mendjeje, me beton të shëmtuar dhe të veshur me pllaka. Qoftë si ide, qoftë si ndërtim aty është një rrënim. Aty është rrënuar natyra, nuk është funksionale sepse nuk shkon njeri me mbajt takime në një vend të tillë’ u shpreh Dom Nikë Ukgjinaj./T.Ch

Etiketa: fishtapronarShtëpi

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Para
Panik në ajër/ Avioni nuk arrin të ulet në Tiranë dhe kthehet në Bari: Kemi pak karburant!

Panik në ajër/ Avioni nuk arrin të ulet në Tiranë dhe kthehet në Bari: Kemi pak karburant!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të shtune pranë Urës së Milotit, në qarkun e Lezhës....

Lexo më shumë
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com