GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kundërsulm qesharak ndaj Ahmetaj”/ Arben Malaj për Air Albania: Me avionët tuaj qenka bërë turizëm familjar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kundërsulm qesharak ndaj Ahmetaj”/ Arben Malaj për Air Albania: Me avionët tuaj qenka bërë turizëm familjar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Ministri i Financës dhe Ekonomisë, Arben Malaj nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, e konsideroi qesharak akuzën e kompanisë së fluturimit “Air Albania” se Arben Ahmetaj ka lëvizur pa paguar, madje duke shtuar se ai dhe familja e tij janë në borxh me kompaninë.

Në reagimin e tij, Malaj u shpreh se akuzat e kompanisë janë të pabaza, jo ligjore dhe se i ngjasojnë fletërrufeve të kohës së komunizimit.

Reagimi

Përshëndetje! Pasi kam folur shpesh për problemet dhe sfidat e PS dhe qeverive të saj, kam vendosur të mos përfshihem në akuzat dhe kundër akuzat midis ish ministave dhe ministrave të PS-së.
Vleresoj se çdo person ligjërisht konsidetohet i pafajshëm deri sa faji i tyre provohet me vendim të formës së prerë të gjykatave.
Kjo përgjigje e një kompanie ku shteti shqiptare është bashkëpronarë, është jo ligjore. Ajo është një fotokopjo e fletërrufeve të mentaliteteve komuniste : Ta diskretitojmë dhe ta “vrasim” publikisht armikun e partisë..
Pas një akuze publike që kompania rrezikohet në falimentim, kompania ka detyrim ndaj taksa paguesve shqiptare per transparence dhe llogari-dhenie maksimale, sepse keq manaxhimi, rënia e fitimeve dhe falimentimi u rëndon jo vetëm aksionerëve, por edhe taksapaguesve.
Kompania duhet të përgjigjet bazuar në bilancet e audituara dhe jo me fletërrufe.
Si ka mundësi që në çdo avion të çdo kompanie tjetër nuk hipën dot asnjë pasagjer pa parapaguar biletën, qoftë edhe pasagjeri që vuan edhe për bukën e gojës,
Ndërsa me avionët e kompanisë tuaj sipas jush qenka bërë turizëm familjar, edhe pa paguar biletat.
Mbledhja e detyrimeve të prapambetura është element i rëndësishëm i qëndrueshmërisë financiare të çdo kompanie.
Kush e ka dhënë urdhërin e kundraligjshëm qoftë edhe me gojë që ministrat dhe familjarët e tyre të udhëtojnë pa parapaguar biletat e avionit???
Cili person në kompaninë tuaj që e ka zbatuar këtë urdhër të kundraligjshëm???
Prandaj ky kundërsulm ku fshihet transparenca është sa jo ligjore aq edhe qesharake.
Kompanitë publike kërkojnë përgjegjësi publike dhe ligjore.
Ndjesë për këtë reagim, por papërgjegjshmëria e manaxhimit të kompanive publike rëndon mbi të gjithë.
Etiketa: air albaniaMalaj

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Tragjedia ajrore në SHBA, kampionët e botës në patinazh ishin në bordin e avionit

Tragjedia ajrore në SHBA, kampionët e botës në patinazh ishin në bordin e avionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com