GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Emërimi i Olsi Komincit në krye të AKU-së tregon mungesën e pavarësisë që kishte KPK

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Dështimi i qeverisë, asnjë përmirësim në sigurinë ushqimore dhe mjedisore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari, në një deklaratë për media u shpreh se Olsi Komici, i cili deri më tani ka kryer detyrën e komisionerit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pra në një nga organet e reja të drejtësisë që u mor me procesin e vetingut, të heqjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve, pas largimit të drejtorit nga Autoriteti Kombëtar të Ushqimit.

“Ky emërim, i një komisioneri të rëndësishëm të vetingut në agjenci qeveritare, dëshmon po ashtu mungesën e pavarësisë së këtij procesi në drejtësi’- u shpreh Muçollari.

Deklarata

“Prej dy ditësh, mediat kryesore në vend bëjnë me dije se është larguar drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, dhe në krye ka ardhur, Olsi Komici, i cili deri më tani ka kryer detyrën e komisionerit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pra në një nga organet e reja të drejtësisë që u mor me procesin e vetingut, të heqjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kuptohet se qeveria nuk e sheh të arsyeshme të bëjë transparencë për këtë lëvizje. Nuk ka dyshim se kreu i AKU duhej të mbante përgjegjësi dhe duhej të largohej nga ajo detyrë, për shkak të dështimit sistematik dhe për shkak të pasigurisë ushqimore që ekziston sot në Shqipëri”, tha Muçollari.

“Problemi është se qeveria dhe Kryeministri e shohin këtë zyrë, jo si një përgjegjësi të madhe publike, por si një post për të kënaqur interesat e për të shpërblyer fluksin e tyre. Ky emërim, i një komisioneri të rëndësishëm të vetingut në agjenci qeveritare, dëshmon po ashtu mungesën e pavarësisë së këtij procesi në drejtësi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është një institucion që ka detyrim shumë të fortë ndaj publikut dhe qytetarëve që ka të bëjë me cilësinë dhe garancinë e asaj që njerëzit konsumojnë. Edi Rama që për vete konsumon verë 33 mijë euro shishja, frekuenton qendrat më të shtrenjta të detoksifikimit në Europë, sigurisht nuk e ka problem se çfarë hanë e çfarë pinë qytetarët”, shtoi.

“Atij i intereson më shumë të shpërblejë me një post, dikë që i ka shërbyer. Për Partinë Demokratike, siguria ushqimore është e barabartë me sigurinë kombëtare. Ne kemi një angazhim për ta garantuar cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve, për të garantuar shëndetin e qytetarëve. Me ekspertët më të mirë të fushës, me investimin e duhur për të përmirësuar sistemin. Pasiguria ushqimore do të ndalet me 11 maj, me ndryshimin që do të sjellë vota e shqiptarëve“, përfundoi ai.

Etiketa: AkuGrigels MuçollariOlsi KominciPD

Lajme të lidhura

Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)
Breaking Views

Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)

21:14 - 20/10/26
Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët
Aktualitet

Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

21:13 - 20/10/26
Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje
Aktualitet

Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

21:00 - 20/10/26
Para
60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj, 36 mijë emigrantë u regjistruan

Vota e diasporës/ Mbi 117 mijë regjistrime, 71 945 kërkesa të miratuara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)
Breaking Views

Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)

21:14 - 20/10/26

Një episod i dyshimtë është regjistruar gjatë zhvillimeve të mbrëmjes pranë rrugës “Myslym Shyri”, ku një grup prej rreth 15...

Lexo më shumë
Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

21:13 - 20/10/26
Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

21:00 - 20/10/26
Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet

Përshkallëzim te Kryeministria, policia përdor spraj me piper kundër vajzave, nisin shoqërimet

20:59 - 20/10/26
Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

Sulmi i Policisë në bulevard, lëndohet një protestuese

20:51 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com