GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lejonte transportin e drogës drejt Greqisë, çohet për gjykim ish-shefi i Kufirit në Korçë

11:06 - 02/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Lejonte transportin e drogës drejt Greqisë, çohet për gjykim ish-shefi i Kufirit në Korçë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim ish-shefin e Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Kufirit, Stiljan Pasho, dhe bashkëpunëtorin e tij, E. G. Gjatë hetimeve prokuroria provoi se këta shtetas lejonin transportimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Sipas Prokurorisë, ai duke shkelur ligjin ka favorizuar shtetasin L.L. në kalimin e kufirit në Kapshticë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar, duke urdhëruar dhe ndikuar tek vartësit e tij që mos kryenin kontroll. Shtetasi në fjalë, u kap më pas nga pala greke me 26 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 27 pako, e cila nëse do të hidhej në treg, do të sillte përfitime monetare për organizatorët e kësaj veprimtarie nga 75.000 – 117.000 euro.

Njoftimi i prokurorise

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë dërgon në gjyq ish shefin e Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, S.P. dhe shtetasin E.G. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1207 të regjistruar pas informacioneve të mbërritura në rrugë operative se punonjësi i policisë, Kryekomisari S. P., me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, është i përfshirë në veprimtari të kundërligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, prokuroria provoi se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër të hetuar, E.G. lejonte transportimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Ky punonjës policie me veprime konkrete dhe në kundërshtim me atributet që i jep ligji, ka bashkëpunuar duke favorizuar shtetasin L.L. në kalimin e kufirit në Kapshticë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar, duke urdhëruar dhe ndikuar tek vartësit e tij që mos kryenin kontroll. Shtetasi në fjalë, u kap më pas nga pala greke me 26 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, rezultoi e provuar se këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.L. të arrestuar në Greqi dhe persona të tjerë të paidentifikuar kanë realizuar një qëllim të përbashkët kriminal duke bërë të mundur trafikimin nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Greqisë, të një sasie lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 27 pako, e cila nëse do të hidhej në treg, do të sillte përfitime monetare për organizatorët e kësaj veprimtarie nga 75.000 – 117.000 euro.

 

Etiketa: drogeGreqishefi kufirit

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Para
PD: Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë shkel ligjin dhe zapton bregdetin në Shëngjin

PD: Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë shkel ligjin dhe zapton bregdetin në Shëngjin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com