GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD takim me emigrantët në Athinë: T’i shporrim me votë pengmarrësit e Shqipërisë

12:40 - 02/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD takim me emigrantët në Athinë: T’i shporrim me votë pengmarrësit e Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një trupë prej 5 deputetëtsh të PD, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka të kësaj force politike kanë mbërritur në Greqi, në një takim të planifikuar këtë të dielë me diasporën shqiptare atje.

Ligjvënësja, Sorina Koti, Elda Hoti, deputeti Bledian Nallbati dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, kanë nisur takimin me bashkëatdhetarët shqiptarë në Greqi, në kuadër të procesit të regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e saj para bashkëatdhetarëve, demokratja Sorina Koti, u kërkoi shqiptarëve në Greqi të bëhen bashkë dhe të largojnë përmes votës, atë që i detyroi të braktisnin vendin dhe Shqipërinë.

“Jemi me fat që kemi në krye sërish liderin Sali Berisha, na ka ngjallur energjinë që qysh në ‘90 u ka dhënë shqiptarëve. E bindur se Shqipëria bëhet si BE, për fat të keq në Shqipëri kemi mbetur shumë pak. Sot si deputete e qarkut të Korçës, e di shumë mirë që në këtë sallë kam prindër dhe studentë të mirë që kanë ikur nga qarku, sepse në atë vend s’mund të rrisnin fëmijët e tyre dhe të studionin.

Një nga thirrjet që kam bërë vite më para, ishte që shqiptarët të bëheshin bashkë, që ju të bënit presion për mirë, qoftë ndaj qeverrisë sonë, qoftë për të kërkuar të drejtata tuaja. E vështirë jetesa në migracion, e di që nesër do na ndihmoni të kthejmë Shqipërisë siç e meriton. Kemi 12 vjet në opozitë, dhe demokratët e dinë se ç’është presioni e dhuna e pushtetit.

U bëjnë dhe ju, s’besoj se do ketë ndonjë emigrant, demokrat e shqiptarë të pranojë lëmoshën e Ramës që po ju jep. S’e besoj që të rinjtë shqiptarë do lejohen të blihen. S’mund të këtë më dhunë ndaj shqiptarëve, ne kemi dalë me fytyrën tonë. Kemi integritetin, vlerat që mbrojnë të vërtetat, demokratët janë të tillë. Janë njerëzit më të mirë që i kanë ikur Shqipërisë, kanë ikur për hallet e tyre”, u shpreh ajo.

Deputeti, Bledion Nallabti u ka kërkuar bashkëatdhetarëve në Greqi, që me votën e tyre, njësoj siç bënë më ’90, të mposhtin sërish bijtë e komunistëve, që i detyruan ata të largohen nga Shqipëria.

“Sot jemi në një neokomunizëm, qeverisin sot bijtë e tyre, që e sakatuan atë vend duke e mbyllur për 50 vjet. Mbyllën kufijtë që njerëzit të mos shihnin botë, i mbushën me propagandë. Pati njerëz dhe atëherë që i çanë telat. Sot bijtë e komunistëve, kanë gjetur mënyrë tjetër, që s’e detyron varfërinë e shtypjen ta përzënë, duke ia bërë të pamundur jetesën.

Ju që e rrëzuat komunizmin në atë kohë, historia iu thërret sërish, si më ‘90, së bashku me ndihmën tuaj me puën tuaj, PD dhe gjithë njerëzve të lirë në Shqipëri e botë, do t’ia dalim t’i shporrim këta masakarenj që kanë marrë peng Shqipërinë. Vota juaj është vendimtare. Shumica e njerëzve të lirë kanë ikur jashtë. Vota juaj do bëjë diferencën”, tha ai.

Edhe eurodeputeti Fredi Beleri ishte pjesë e takimit të PD me shqiptarët në Athinë. Në fjalën e tij ai bëri thirrje për pjesëmarrje në votim, ndërsa iu drejtua me një mesazh demokratëve që të mos dëgjojnë propagandën e kryeministrit Rama.

Kemi një armik të përbashkët, njeriu që ka bërë dëm më shumë se askush tjetër. Duhet të bashkohemi kundër këtij armiku. Mos dëgjoni propagandë, PD e përçarë, nuk punojnë. Dua të them që ne punojmë, ata që punojnë bëjnë edhe gabime. Duhet të na falni edhe gabimet dhe të bashkohemi se kemi para një rrezik të madh.

Atje në BE e dinë të gjithë se cili është pushteti sot në Shqipëri. Asnjëri nuk do marrë kosto për ne, kanë interesat e tyre. Italiane dërgojnë emigrantë, gjermanet dërgojnë mbetje toksike, amerikanet kanë terroriste. Ju duhet ta shpëtoni. Kur ju respektoni veten respektoni edhe të tjerët”, tha Beleri.

Etiketa: AthineEmigrantëKryesore1PD

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com